Një adoleshente, e njohur si “Vajza Gjarpër”, është detyruar të jetojë ndryshe nga të tjerët për shkak të një gjendjeje të rrallë që e bën lëkurën e saj të rrjedh gjak sa herë ekspozohet ndaj dritës së diellit.
Vedika Gupta, 13vjece nga India, vuan nga çrregullimi gjenetik ‘ihtisyse’, e cila e ka “mbyllur” atë në dhomën e saj të gjumit.
Në një intervistë për Dailymail, ajo tha: “Gjithçka që mund të bëj është të shoh fëmijët e moshës sime që luajnë dhe gëzojnë jetën e tyre. Unë shpesh pyes veten se pse i jam nënshtruar këtij lloj ndëshkimi nga Perëndia. Çfarë mëkati kam kryer për të vuajtur kështu?”
Pasi ka bërë vizita tek mjekë të ndryshëm, të cilët nuk kanë arritur të lehtësojnë vuajtjen e Vedikës, adoleshentja ka filluar përdorimin e një locioni trupi që ndihmon në parandalimin e tharjes së lëkurës.
Pasi dëgjuan për një trajtim që ka shëruar njër person që vuante nga e njëjta sëmundje, familja e Vedikës ka nisur kërkimin e parave për ta cuar vajzën në këtë terapi.
Ekzistojnë 20 lloje të ndryshme të ichthyosis, të cilat mund të ndikojnë më pak se në tre fëmijë të lindur në vit në Mbretërinë e Bashkuar. /arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...