Acidi folik quhet ndryshe vitamina B9, është tepër i rëndësishme për rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit. Studimet kanë treguar se shumë njerëz sot në botë nuk marrin sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.
Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të acidit folik përfshijnë perimet e gjelbra si spinaqi, brokoli, sallata jeshile, bamjet, shpargu, frutat si bananet, pjepri, dhe limonat, po ashtu fasulet, kërpudhat, mishi kryesisht mëlçia dhe veshkat), lëngu i portokallit dhe i domates, shkruan CRI.
Por duhet pasur kujdes, sepse është vërtetuar se gjatë gatimit shkatërrohet pjesa më e madhe e acidit folik që gjendet tek ushqimet, prandaj këshillohet që të konsumoni më shumë fruta dhe perime të gjalla.
Acidi folik përdoret për të luftuar aneminë dhe rritur aftësinë e zorrëve për të përthithur si duhet elementët ushqyes. Acidi folik përdoret gjithashtu edhe për probleme të tjera si koliti, sëmundjen e mëlçisë dhe problemet me veshkat.
Acidi folik nuk prodhohet nga organizmi prandaj duhet të merret me anën e ushqimit. Kërkesat ditore për acid folik janë rrethu 400 mikrogram. Acidi folik është tepër i domosdoshëm për gratë që panifikojnë të mbesim shtatzënë 3 muaj para, pasi ai parandalon keqformimet tek të porsalindurit, sidomos ato që lidhen me tubin nervor e që nisin në fazën e parë të zhvillimit të embrionit. Gjatë shtatzënisë, nevoja për acid folik dyfishohet, sepse fetusi përdor rezervat e nënës.
Acidi folik përdoret nga trupi për krijimin e gjakut shtesë, për të cilin ka nevojë organizmi gjatë shtatzënisë. Ju duhet të filloni të merrni acid folik para se të ngeleni shtatzënë. Defektet e tubit nervor zakonisht zhvillohen shumë herët në shtatzëni, shpesh përpara se gratë ta kuptojnë që janë shtatzënë. Nëse jeni shtatzënë dhe nuk keni marrë acid folik, ju mund të filloni menjëherë për të parandaluar çdo defekt nervor që mund të zhvillohet në tre muajt e parë të shtatzënisë. Mungesa e acidit folik rrit mundësinë e një defekti të tubit nervor, që shoqërohet me defekte në zhvillimin e palcës kurrizore.
Përdorime të tjera të acidit folik
Acidi folik ndihmon personat që kanë probleme me kujtesën, sëmundjen e Alzheimerit, problemet me humbjen e dëgjimit, parandalon problemet me shikimin si pasojë e degjenerimin makular, parandalon problemet me dobësimin e kockave, depresionin, dhimbjet muskulore, parandalon një sëmundje lëkure që quhet vitiligo, etj.
Disa persona e aplikojnë acidin folik drejtpërdrejt tek mishrat e dhëmbëve për të luftuar infeksionet.
Sipas një studimi femrat që merren me sport duhet të konsumojnë ushqime që përmbajnë acid folik. Sipas Medical College of Wisconsin në SHBA është arritur në përfundimin se acidi folik mund të përmirësojë fluksin e gjakut nëpër arterie, duke rritur kështu fluksin e gjakut në zemër.
Si funksionon?
Acidi folik i duhet trupit për zhvillimin normal. Ai merr pjesë në prodhimin e ADN-së si dhe në funksionet e tjera të trupit.
Acidi folik përdoret gjithashtu për të trajtuar disa tipe anemish dhe probleme të tjera në organizëm, sidomos personat që kanë probleme me tretjen, sëmundje veshkash ose ata që abuzojnë me alkoolin. Kur përdoret acidi folik për shkak të mungesës së tij, atëherë duhet të përdoret së bashku me vitaminën B12. Për më tepër, këto dy vitamina funksionojnë së bashku për të nxitur shëndetin mendor. Acidi folik përdoret gjithashtu për reduktimin e toksinave nga ilacet methotrexate tek pacientët me psoriazë dhe artrit reumatoid.
Burimet e acidit folik:
Perimet me gjethe jeshile
Fasulet, bizelet dhe thjerrëzat
Limoni, portokalli, banane dhe pjepër
Buka dhe cerealët
Përmbledhje:
-Acidi folik nxit prodhimin e eritrociteve dhe të leukociteve si dhe trombociteve në disa anemi megaloblastike.
-Acidi folik është pluhur kristalor i verdhë , portokalli pa erë e pa shije.
-Gjendet te mëlçia , e verdha e vezës, orizi, drithërat, zarzavatet me gjethe jeshile, karotat, kungulli, pjeprat, qershitë etj.
-Përdoret në mjekësi në rast anemie
-Është thelbësor në procesin e rruazave të kuqe të gjakut, shërben në trajtimin e anemive.
-Zierja e produkteve ushqimore e shkatërron acidin folik.
-Mungesa e acidit folik nuk shkakton probleme neurologjike , ndryshe nga mungesa e vitaminës B12.
-Rezervat me acid folik mjaftojnë për disa muaj.
-Pamjaftueshmëria me acid folik është pasojë e dietës së keqe, e mosthithjes së ushqimeve nga zorra, e kërkesave të rritura të organizmit nga shtatzënia.
-Sasia e mjaftueshme është 400 mikogramë në ditë.
-Acidi folik parandalon tensionin e lartë të gjakut.
-Acidi folik të mbron nga kanceri i zorrës së trashë.
-Marulet, spinaqi, rrepa drithërat, farat e lulediellit janë të pasura me acid folik.
Po ashtu panxhari i kuq është një perime që ka përmbajtje të lartë acidi folik, kalium, kalcium dhe antioksidantë betacyanin, që i jep dhe ngjyrën.
Lëngu i panxharit të kuq përmban sheqer natyral, jod, baker dhe vitaminë B1, B2, C and bioflavonoide. Disa praktikues të mjekësisë holistike besojnë se kombinimi i lëngut të panxharit me lëngje të tjera si karotë, mollë dhe trangull është një mënyrë e shkëlqyer për pastrimin dhe shëndetin e veshkave.
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama