Këmbët e ënjtura janë një problem në vete, dhe tregon për një çështje më të thellë shëndetësore. Kjo zakonisht ndodhë kur ka një ngritje të lëngjeve në inde, kështu që këmbët fryhen. Kjo njihet si edemë.
Por, ënjtja është vërtetë e pakëndshme, pasi ua vështirëson ecjen dhe qëndrimin në këmbë. Ju do të ndjeni më shumë dhimbje në këmbë dhe ato do të jenë më të kuqe.
Nëse po kërkoni për një kurë adekuate, atëherë jeni në vendin e duhur.
Masazhi
Një nga shërimet më të mira për këmbët e fryrë është masazhimi i tyre. Kjo ndihmon në relaksimin e muskujve dhe qarkullim më të mirë të gjakut. Gjithashtu ndihmon në nxjerrjen e lëngjeve shtesë nga trupi, meqë rast edhe ënjtja reduktohet.
Kripa Epsom
Kripa Epsom, mund të largojë ënjtjen shumë shpejt, por edhe dhimbjen që ndjeni. Kjo kripë ka sasi të mjaftueshme të magnezit dhe sulfatit, që mundëson që të rritet qarkullimi I gjakut në trup. Gjithashtu është i mirë për çlodhje të muskujve.
Xhenxhefili
Meqë xhenxhefil është një diuretik natyror, ai sjell rregullon sasinë e ujit në trup dhe ndihmon në trajtimin e këmbëve të fryrë. Kjo ndodh sepse zvogëlon natriumin në trup, i cili është një shkak i madh i ënjtjes.
Magnezi
Nëse trupi juaj ka mungesë të magnezit, kjo mund të shkaktojë ënjtje në këmbë për shkak të edemës. Sigurohuni që të hani ushqime të mbushura me magnez për të larguar problemin që keni më ënjtjen e këmbeve.
Ja edhe disa këshilla të tjera për të kuruar këmbët e fryra:
– Ngrini këmbët në mënyrë që ata të jenë më të larta se niveli i zemrës suaj.
– Kufizoni sasinë e kripës dhe kafeinën,
– Hani fruta dhe perime të freskëta, në vend të ushqimeve të konservuara, të cilat kanë shtuar kripë për ruajtje.
– Pini shumë ujë për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar dhe pastruar bakteret e këqija.
– Shmangni qëndrimin e gjatë ulur.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...