Quhet Hypnagogic jerk dhe ndodh kur muskujt, zakonisht tek këmbët kontraktohen me shpejtësi në mënyrë të pavullnetshme. Askush nuk e di në të vërtetë se përse ndodh megjithatë, ekzistojnë teori të ndryshme.
Sipas Jason Ellis, profesor i shkencës së gjumit në Universitetin Northumbria, kjo gjendje është një simptomë e sistemit tonë aktiv fiziologjik që po bie në qetësi, duke kaluar nga një proces aktiv në një gjendje relaksimi dhe paralizë të mundshme të trupit.
Sipas tij është e këshillueshme që ata që vuajnë nga kjo sindromë të evitojnë pirjen e kafeinës dhe të bëjnë ushtrime fizike mbrëmjeve.
Ata që kanë mungesë magnezi, kalciumi apo hekuri, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga kjo sindromë.
Ky çrregullim neurologjik konsiderohet si diçka tepër normale dhe në Britani vuajnë 1 në 10 persona. Në disa raste, personave që u ndodh nuk e marrin vesh, sidomos kur nuk u del gjumi.
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...