Sulmet në tru janë më të zakonshme tek moshat e vjetra, por ato paraqiten edhe tek foshnjat. Kjo ndodh për arsye se lindja është proces i vështirë dhe paraqet vështirësi për enët dhe qarkullimin e gjakut.
Ky është një faktor rreziku për foshnjat me sëmundje kongjenitale të zemrës dhe çrregullime të gjakut, siç janë anemia dhe infeksionet e trurit (meningjitit dhe encefalitit). Foshnjat që lindin parakohe (premature), enët e gjakut të të cilave janë më të brishta, mund të kenë gjakderdhje në tru që njihet si sulm hemorragjik. Por në 10-20% të rasteve, shkaku i sulmit është i panjohur. Ndryshe nga të rriturit, foshnjat që pësojnë një sulm në zonën e trurit që është përgjegjëse për gjuhën, e kanë të ruajtur aftësinë për të komunikuar (Lloyd & Adams, 2009).
Në punën e paraqitur nga AAAS (American Association for the Advancement of Science, 2018) hulumtuesit zbuluan se si adoleshentët, individët që përjetuan sulme në tru gjatë kohës së lindjes, janë në gjendje të kuptojnë gjuhën njëlloj sikuse vëllezërit dhe motrat e tyre tipikë.
Për të gjetur se si të rriturit që kanë pësuar sulm si foshnje kompensuan dëmtime kaq të rënda të trurit, ekipi i hulumtuesëve skanoi trurin e tyre, përderisa ata dëgjonin fjalitë e lexuara nga fillimi në fund dhe nga fundi në fillim. Tek të rriturit tipikë, vërehet një aktivizim tek zonat e përpunimit të gjuhës në anën e majtë të trurit (figura lartë, majtas). Kurse tek ata që kanë pësuar sulm më herët dhe si pasojë kanë humbur indet trurore në këtë pjesë, aktivizimi është zhvendosur në një pjesë të hemisferës së djathtë, që është imazhi pasqyrë i rajonit të gjuhës normale (figura lart, djathtas). Kjo pjesë e hemisferës së djathtë pothuajse kurrë nuk përdoret për të kuptuarit e gjuhës (gjuha receptive) tek njerëz tipikë dhe të rriturit që kanë pësuar sulm në tru nuk e përdorin atë për përpunimin e fjalëve (Dengler, 2018). Studiuesit mendojnë se foshnjat përfitojnë gjatë një periudhë të veçantë të zhvillimit të tyre, atëherë kur truri është mjaft fleksibil për t’u përshtatur me çdo gjë. Ata gjithashtu mendojnë, se plasticiteti i trurit do të ju mundësojë të rriturve që kanë pësuar sulm në tru, rikthimin e aftësive për të folur dhe kuptuar gjuhën./revista psika
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...