Një lajm jo edhe aq i mirë për nënat që kanë kaluar nëpër këtë procedurë…
Pyetni ndonjë nënë të re pas lindjes se si e kanë përjetuar seksin (zakonisht rreth gjashtë javë pas lindjes), dhe sigurisht që përjetimi i tyre nuk ka qenë edhe aq i këndshëm – e tëra kjo ndodhë si pasojë e lodhjes së nënave nga lindja, thatësia vaginale si dhe ndryshimet hormonale.
Por, për disa gra, marrëdhëniet e dhimbshme mund të vazhdojnë për disa muaj rresht. Dhe, sipas një studimi, shpjegohet se kjo dhimbje mvaret nga mënyra e lindjes, duke pohuar se nënat që i nënshtrohen prerjes cezariane ose lindjes vaginale me vakuum, kishin shanse më të larta të përjetonin dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale edhe 18 muaj pas lindjes.
Studimi i publikuar në revistën për obstetrikë dhe gjinekologji, ka sqaruar disa faktorë për shkaktimin e dhimbjes së nënave të reja – një gjendje mjekësore e njohur si dyspareunia. Ekipi hulumtues ka investiguar 1244 gra shtatzëna, duke kërkuar nga to për t’iu përgjigjur në lidhje me marrëdhëniet e tyre me partnerin dhe jetën e tyre seksuale. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët para lindjes dhe pas lindjes, në tremujorin e parë, gjashtëmujorin, dymbëdhjetë mujorin dhe 18 mujorin pas lindjes.
Rezultatet treguan se gratë që kishin prerje cezariane apo lindje vaginale me vakum (një pajisje që ndihmon drejtimin e kokës së foshnjes nga kanali i lindjes) kishin më shumë gjasa të raportonin marrëdhënie seksuale të dhimbshme 18 muaj pas lindjes. Pothuajse të gjithë femrat përjetojnë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale pas lindjes, shkruajnë autorët e studimit.
Pra, seksi mund të duket një gjë e së kaluarës nëse shihni një nënë në sallën e operacionit me prerje cezariane ose lindje vaginale me vakuum? Në asnjë mënyrë. Së pari, hulumtimi tregoi se nuk ndikonin vetëm këto faktorë për dhimbje gjatë raportit seksual pas lindjes, por u zbulua se disa nga gratë kishin përjetuar dhimbje edhe para se të ngelnin shtatzënë.
Përfundimi: është mëse normale të mos shijoni kënaqësinë seksuale pas lindjes, pa marrë parasysh se një pasardhës ka dalë nga trupi juaj. Dhe, mënyra e lindjes së foshnjes duhet të bazohet në atë që është më e mirë për ju dhe shëndetin e fëmijës suaj. Por, nëse kalojnë gjashtë muaj dhimbje dhe gjërat nuk ndryshojnë, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj. Në ndërkohë, përdorni ndonjë lubrifikant dhe përgatituni për aksion sapo të jetë trupi juaj gati.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...