Rreth 442 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga diabeti.
Shumë prej tyre përdorin mënyra alternative për të ulur nivelin e sheqerit në gjak, dhe njëra prej tyre është edhe përdorimi i uthullës së mollës, transmeton portal arbresh.info
Pyetja është se sa e dobishme është uthulla e mollës kur është fjala për këtë problem shëndetësor.
Njw studim i botuar nw Journal of American Diabetes Association ka treguar se ky pretendim wshtw i vwrtetw.
Studimi u drejtua nga Carol S. Johnston, Cindy M. Kim dhe Amanda J. Buhler, ndwrsa tw anketuarit konsumuan ushqime të përbëra nga pasta, gjalpë dhe lëng portokalli dhe pas ushqimeve ata kanw konsumuar uthull mole.
Studiuesit kanë kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak 30 dhe 60 minuta pas vaktit dhe ata zbuluan se uthulla ul ndjeshmërinë e nivelin e glykozës në gjak pas një vakti.
Disa studime të tjera kanë ardhur gjithashtu në të njëjtin përfundim.
Sigurisht, uthulla nuk mund të shërojë me magji diabetin, por mund të ulë në mënyrë të moderuar nivelet e glukozës. Nuk është një zëvendësim për ilaçet kundër diabetit, por është një shtesë mjaft e sigurt në planin e trajtimit për këtë sëmundje. Mbani në mend se nuk duhet të përdoret nëse keni probleme me veshkat./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...