Kafeina duhet të përdoret me shumë kujdes gjatë shtatëzënësisë.
Ekspertët kanë zgjedhur që të tregojnë nëse gratë shtatzëna do të mund të konsumojnë çaj jeshil dhe të zi, transmeton portali arbresh.info
Sipas tyre, ato mund të konsumojnë këto pije, por duhet të bëjnë shumë kujdes.
Kafeina gjendet natyrshëm në një larmi ushqimesh, përfshirë çajin e zi dhe jeshil. Po, ekspertët thonë se duhet të pini këto çajra për sa kohë që sasia e kafeinës që konsumoni nuk kalon 200 mg në ditë. Sasia e kafeinës në një filxhan çaj varet nga sa e fortë është. Sigurisht, ka edhe çajra që nuk përmbajnë kafeinë, ose përmbajnë sasi shumë të vogla.
Një filxhan çaj i lehtë mund të ketë më pak se 10 miligramë kafeinë dhe nëse bëni një çaj të fortë, mund të përmbajë deri në 100 mg.
Sipas ekspertëve, nëse teprohet më këto pijë, mund të rrisni rrezikun e zvogëlimit të peshës së foshnjës.
Shkencëtarët besojnë se nëse gëlltitni më shumë se 200 mg kafeinë çdo ditë, fëmija juaj do të humbte rreth 70 gram. Kafeina gjendet gjithashtu në disa ushqime të tjera, të tilla si kafe, çokollatë dhe pije energjike. Nëse dëshironi të zvogëloni sasinë e kafeinës, provoni të përdorni disa çajra të tjerë bimorë./arbresh.info/
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...