Gjëja më e mirë që mund të bëni është të flisni rreth vaksinimit me mjekun tuaj para ngjizjes së fëmijës, kështu ai dhe ju do të jeni të mbrojtur gjatë 9 muajve.
Vaksina mund t’ju mbrojë nga disa infeksione, por në disa raste mund të jetë e dëmshme të kryhet në shtatzëni. Nëse mendoni se keni ngelur shtatzënë deri në 4 javë nga vaksinimi, duhet të flisni me mjekun në lidhje me mundësinë e pasojave që mund të ketë lënë tek fëmija.
Cilat janë vaksinat që mund të kryhen edhe në shtatzani?
· Vaksina e gripit. Mund të merret përgjatë gjithë periudhës së shtatzënisë.
· Tetanozi/difteria/kola e mirë (pertusis). Gjithmonë e specifikon mjeku nëse duhet kryer ose jo.
Vaksinat që nuk duhet të kryhen në shtatzëni janë:
· Hepatiti B;
· Hepatiti A. Nuk rekomandohet duke qënë se nuk ofron siguri për ecurinë e mirë te shtatzanisë;
· MMR (fruth, parotid, rubeolë). Edhe nëse gruaja e ka bërë duhet të presë të paktën 1 muaj para se të tentojë për shtatzani;
· Varicela. Duhet të merret të paktën një muaj para shtatzanisë;
· Vaksina kundër poliomelitit;
· Vaksina kundër meningjitit;
· Vaksina kundër tuberkulozit, etj./Pernenat
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...