Seksi mund të shkaktojë atak kardiak të papritur, edhe nëse ju jeni në gjendje të përkryer shëndetësore.
Studimet tregojnë se seksi mund të trefishojë mundësinë e atakut kardiak, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të mbyllni derën e dhomës së gjumit. Ataku kardiak mund të ndodhë edhe nëse jeni duke parë ndonjë film.
“Ushtrimet ose seksi mund të shkaktojnë atak kardiak të papritur, por shanset për të ndodhur një gjë e tillë janë të vogëla”, thotë Marc Gilinov, nga Klinika Cleveland.
Shanset që një burrë 50-vjeçar i shëndetshëm të pësojë atak kardiak gjatë seksit janë tre në një milion.
Sipas ekspertit njeriu ka më shumë gjasë që të goditet nga rrufeja sesa të pësojë atak kardiak gjatë seksit.
Egzistojnë disa rrethana të caktuara të aktivitetit seksual që mund të rrisin rrezikun e atakut kardiak.
Ekspertët shtojnë se seksi mund të jetë i krahasueshëm me ecjen, ndërsa shtojnë se pozicionet e ndryshme mund të rrisin rrahjen e zemrës, që mund të sjellin deri të ataku kardiak.
Megjithatë, ekspertët shtojnë se nëse dëshironi një zemër të shëndetshme, atëherë ju duhet të bëni sa më shpesh seks./Arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...