Kur je në të 30-tat ose në fillim të 40-ve dhe nuk të vjen cikli menstrual, arsyeja që të vjen ndërmend është vetëm një: shtatzënia. Cila është gjendja që me siguri nuk të shkon ndërmend? Menopauza e hershme.
Shumë gra kalojnë në menopauzë mes grupmoshave 40 deri 58 vjeç. Vetëm 1% e grave nën moshën 40 vjeç mund të përjetojnë menopauzë të parakohshme, ndërsa 5% e grave të moshës 40 deri në 45 vjeç përjetojnë menopauzë të hershme, sipas Qendrës Federale për Shëndetin e Gruas. Gjëja e vetme që ndan realisht menopauzën e parakohshme, të hershme dhe normale? Koha. Edhe pse menopauza është një gjendje natyrale që të gjitha gratë pa përjashtim duhet ta kalojnë, kur shfaqet herët, mund të ketë pasoja shëndetësore.
Shkaqet e menopauzës së hershme: Nuk dihen me siguri shkaqet e menopauzës së hershme, megjithatë, sipas mjekëve, janë dy tregues të rëndësishëm: gjenetika ose një anomali në mënyrën si janë strukturuar kromozomet. “Nëse mamaja juaj ka pasur një menopauzë të hershme, probabiliteti është i lartë që edhe ju të kaloni herët në menopauzë”, thotë Alyssa Dweck MD, gjinekologe në Nju Jork. Indikatori i dytë quhet sindroma X e brishtë – që shkakton paaftësi mendore tek fëmijët dhe testohet gjatë shtatzënisë.
Menopauza e hershme ka të njëjtat simptoma si ajo normale:
Djersitje gjatë natës
Afshe të nxehta
Tharje vaginale
Humbje kockore
Probleme me gjumin
Luhatje të humorit
Vetëm se këto simptoma janë më të përkeqësuar tek gratë që kalojnë në menopauzë të hershme.
Si të menaxhoni menopauzën e hershme: Nëse po përjetoni simptoma të menopauzës para moshës 45 vjeç, është e rëndësishme të flisni me mjekun për të përjashtuar gjendjet e tjera shëndetësore dhe për të marrë trajtimin e duhur për të përballuar këto simptoma./Shëndeti
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...
“Mbreti egjiptian” i pandalshëm, shënon gol dhe asiston bren...
Vëllaznimi “deklason” Prishtinën në Gjakovë