A mund të ketë rol vitamina D në uljen e rrezikut ndaj Covid-19

08:06 | 6 Prill 2020
A Z

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që luan një numër rolesh të rëndësishme në trupin tuaj.

Kjo lëndë ushqyese është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e sistemit imunitar, duke lënë shumë njerëz të pyesin nëse plotësimi i vitaminës D mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për kontraktimin e koronavirusit të ri që shkakton Covid-19 shkruan Healthline.

Është e rëndësishme të theksohet se aktualisht nuk ka kurë për Covid-19 dhe asnjë masë parandaluese përveç distancës sociale dhe praktikave të duhura të higjienës të mund t’ju mbrojë nga zhvillimi i kësaj sëmundje.

Vitamina D është e nevojshme për funksionimin e duhur të sistemit tuaj imunitar, që është linja e parë e mbrojtjes së trupit tuaj kundër infeksionit dhe sëmundjeve transmeton Gazeta Shneta.

Kjo vitaminë luan një rol kritik në promovimin e reagimit imunitar. Ka veti anti-inflamatore dhe imunoreguluese dhe është thelbësore për aktivizimin e mbrojtjes së sistemit imunitar.

Por a mundet që marrja e vitaminës D të mbrojë kundër Covid-19?

Megjithatë, studime të shumta kanë treguar që mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë funksionimin imunitar dhe të rrisë rrezikun tuaj për të zhvilluar sëmundje të frymëmarrjes.

Për më tepër, disa studime kanë treguar që shtojcat e vitaminës D mund të përmirësojnë reagimin imunitar dhe të mbrojnë kundër infeksioneve të frymëmarrjes në përgjithësi.

Një përmbledhje e kohëve të fundit që përfshiu 11,321 njerëz nga 14 vende demonstroi se plotësimi i vitaminës D zvogëlonte rrezikun e infeksioneve akute të frymëmarrjes si në ata që ishin në mungesë të vitaminës D ashtu edhe në ata me nivele të përshtatshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme