Është e dobishme për çiftet të hanë gështenja ndërsa po përpiqen për një shtatzani.
Përqendrimi i lartë i vitaminës C dhe antioksidantëve të tjerë të pranishëm te gështenjat mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të çifteve dhendërkohë mund të rrisin mundësinë e konceptimit. Gështenjat mendohet të rrisin sasinë e spermës që është e rëndësishme për konceptim të suksesshëm.
Për më tepër, gështenjat përmbajnë acid folik, që mund të ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes tek të porsalindurit. Së fundi, gështenjat janë gjithashtu burim i mirë i mineraleve si hekuri, bakri, kaliumi, magnezi dhe zinku. Të gjitha këto minerale janë të dobishme për çiftet që po përpiqen të kenë një fëmijë.
A mund të ha gështenja gjatë shtatzënisë? Gështenjat janë të pasura me vitaminë C që mund të ndihmojë në nxitjen e sistemit imunitar të nënave në pritje. Gështenjat përmbajnë acid folik, i cili mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes tek të porsalindurit.
Gështenjat mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe prandaj janë të mira për zemrën. Gështenjat janë gjithashtu të pasura me minerale si hekuri, squfuri, mangani dhe bakri nga të cilat mund të përfitojnë nënat për rritjen e fetusit. Megjithatë, shumica e gështenjave në dispozicion në treg piqen me sheqer, duhet të hani në sasi të moderuar për të shmangur shtimin e peshës së tepërt që është i padëshirueshëm gjatë shtatzanisë.
Gështenjat gjatë lehonisë: Është mirë për nënat e reja të hanë gështenja gjatë fazës së parë pas lindjes. Vitamina C që nxit përforcimin e sistemit imunitar, ndihmon nënat e reja të rikuperohen nga lindja. Gështenjat mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.
Mineralet e shumta që përmbajnë gështenjat mund të ndihmojnë nënat e reja që ndihen të dobëta pasi kanë sjellë fëmijën në jetë. Sidoqoftë nuk duhet ta teproni. Ngrënia e shumë gështenjave mund të shkaktojë probleme në sistemin e tretjes, rritjen e temperaturës së trupit dhe prandaj duhet të shmanget sasia e tepërt.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...