Njerëzit të cilët përdorin marijuanë rregullisht, janë më të rrezikuar të zhvillojnë disa lloje të psikozave.
Studimi analizoi informacione të më shumë se 1.200 personave të shëndetshëm në 10 shtete të Evropës, duke i krahasuar këto rezultate me 900 njerëz të tjerë, që jetonin në po të njejtat shtete dhe ishin diagnostikuar së paku një herë nga ndonjë lloj i psikozave. Psikoza është një gjendje e çrregullt e trurit që manifestohet nga vështirësi në dallimin e gjërave që janë të vërteta dhe atyre që nuk janë. Psikozat përfshijnë: halucinacionet, iluzionet,çrregullime të personalitetit, ide delirante që nuk korrespondojnë me realitetin dhe humbje të perceptimit të realitetit.
Hulumtimet panë se personat, të cilët përdorin marijuanë ishin tre herë më të rrezikuar nga këto lloje të çrregullimeve, në krahasim me ata, të cilët nuk përdorin këto substanca. Në këtë studim u vërejt, që njerëzit të cilët përdorin marijuanë çdo ditë dhe me doza më të larta, janë pesë herë më të rrezikuar për zhvillimin e këtyre çrregullimeve. Ky studim hedh poshtë hulumtimet e tjera sipas së cilave marijuana nuk ka ndonjë efekt negativ në funksionimin e trurit, shkruan Medical News Today, transmeton Express.
Hulumtuesit gjithashtu vërejtën që në vendet ku marijuana ishte e legalizuar dhe përdorej më shumë, kishte një numër më të madh të njerëzve me probleme psiqike. Në Amsterdam, ku përdorimi i marijuanës është më i lartë, edhe rreziku i prekjes nga këto çrregullime ishte më i lartë.
Një nga pjesëmarrësit e këtij studimi thotë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë lidhje shkencore në mes të psikozave dhe marijuanës dhe të heqin dorë apo ta reduktojnë sasinë e konsumimit të këtyre substancave.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit