Karotat dhe marulet nuk klasifikohen si ushqime të pasura me karbohidrate, por ato mund t’ju ndihmojnë të plotësoni nevojat tuaja ditore për karbohidrate.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me saisnë e karbohidrateve që secila pë rmban dhe sasinë e rekomanduar ditore.
Megjithëse karotat në përgjithësi nuk klasifikohen si një perime me niseshte, ato nuk janë të ulëta në karbohidrate.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vetëm 2 karota të grira sigurojnë rreth 11 gram karbohidrate.
Karotat janë gjithashtu të pasura me kalium, vitaminë A dhe vitaminë K.
Lëndët ushqyese tek marulja
Marulet janë me të vërtetë një ushqim me pak karbohidrate. Në 80gr marule ka rreth 1 gram karbohidrate.
Ato janë gjithashtu të pasura me folate, vitaminë A dhe vitaminë K.
Nëse jeni duke ndjekur një dietë të pasur me proteina dhe me pak karbohidrate, vendoseni marulen në fokus të vakteve tuaja.
Nevoja për karbohidrate
Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj.
Dietologët rekomandojnë që fëmijët dhe të rriturit të konsumojnë të paktën 130 gram karbohidrate në ditë, gratë shtatzëna të konsumojnë të paktën 175 gram dhe gratë në gji të marrin të paktën 210 gram karbohidrate çdo ditë.
Nëse stërviteni rregullisht, ka të ngjarë të keni nevojë për karbohidrate shtesë.
Për shembull, atletët duhet të marrin rreth 65 për qind të kalorive të tyre ditore nga karbohidratet, ose rreth 325 gram karbohidrate në ditë për një dietë me 2000 kalori.
Karbohidratet e shëndetshme kundrejt atyre të pa shëndetshme
Edhe pse karbohidratet që gjenden në karota, marule dhe perime të tjera janë karbohidrate të shëndetshme që duhet t’i hani çdo ditë, karbohidratet e tjera nuk janë aq të shëndetshme dhe duhet të konsumohen në moderim.
Për shembull, drithërat e rafinuara si buka e bardhë dhe orizi i bardhë, sheqernat e shtuara, ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer kanë shumë kalori, por pak lëndë ushqyese shtesë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këshillohet që gratë të kufizojnë sheqernat e shtuara në 100 kalori në ditë dhe burrat të hanë jo më shumë se 150 kalori në ditë nga sheqernat e shtuara.
Përveç perimeve, burime të tjera të karbohidrateve të shëndetshme përfshijnë drithërat, bishtajoret, frutat, arrorët, farat, qumështin dhe kosin me pak yndyrë. /AgroWeb.org
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...