Google ADS

A ju fryhet barku pasi të hani? Pija natyrale që do t’iu lirojë nga ky problem

15:31 | 13 Shkurt 2020
A Z

Gazrat janë probleme shumë të shpeshta, të cilat shkaktojnë fryrjen e barkut pasi të kemi ngrënë. Barku i fryrë mund t’iu bëj të ndiheni jo rehat, të keni vjellje dhe vështirësi në lëvizje.

Fryrja e barkut zakonisht ndodhë nga prodhimi i tepërt i gazrave në zorrën e trashë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirshme të këtyre zorrëve. Përafërsisht 16-30% të gjithë njerëzve, vuajnë nga ky problem shëndetësor.

Nutricionisti Luke Coutinho sugjeron një pije natyrale, e cila do t’iu shpëtoj nga ky problem. Ju do të keni nevojë vetëm për një gotë me ujë dhe 2 lugë gjelle uthull molle.

Përgatitja është e thjeshtë, pasi që nevojitet vetëm përzierja e këtyre dy përbërësve, deri sa masa të jetë homogjene.

Ju duhet ta konsumoni një gotë të kësaj përzierjeje 30 minuta para çdo vakti. Nëse dëshironi t’ia përmirësoni shijen atëherë shtojani edhe një lugë të vogël me kanellë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme