Vezët janë një ushqim i shëndetshëm kur ato janë të shëndetshme. Çfarë do të thotë kjo? Ju duhet të zgjidhni vezë organike që nuk përmbajnë hormone apo elementë të tjerë, që mund të rezultojnë të dëmshëm për shëndetin.
Veza këshillohet të shtohet në menunë ditore, por duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar dhe të jetë e shëndetshme.
Por shumë prej nesh janë në mëdyshje nëse duhet të konsumojnë vezët në mëngjes ose jo. Gjithmon flitet për rrezikshmërin e tyre ndaj kolesterolit.
Fakt është që personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet domosdoshmërisht të tregojnë kujdes me sasinë e yndyrnave që marrin. Pasi një kokër vezë përmban 1.5 gram yndyrna të ngopura.
Po cili është rekomandimi i duhur për sasinë e vezëve që mund të konsumojmë?
Dr.Zumpano kardiologe në klinikën Cleveland në Amerikë shprehet se nuk ekziston një rekomandim mjekësor mbi numrin e vezëve që një person duhet të konsumojë në javë. Sipas saj, studimet kanë treguar se totali i yndyrnave të ngopura që ne marrim nëpërmjet ushqimeve ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e kolesterolit të keq LDL. Gjithashtu ajo thekson se e bardha e vezës është shumë e shëndetshme dhe ka përmbajtje proteinash dhe vetëm e verdha përmban yndyrna të ngopura që ndikojnë në nivelin e kolesterolit.
Nëse ju vuani nga sëmunjde të zemrës atëher tregoni kujdes me numrin e të verdhave të vezëve që konsumoni, pasi duhet të dini se krahas tyre sasia e yndyrnave mbingarkohet edhe nga produkte të tjera përbërse të dietës tuaj si: mishi i kuq, mishi i vicit, mishi i derrit, mishi i qingjit, lëkura e pulave apo prodhimet e bulmetit.
Sipas American Heart Association për të reduktuar kolesterloin e keq, jo më tepër se 5-6% e kalorive duhet të vijnë nga yndyrna të ngopura.
Por nëse ju pëlqejnë vezët dhe nuk mund të hiqni dorë prej tyre? Atëher duhet të hiqni dorë nga skuqja e tyre me gjalp apo vaj. Ndaj gatimi i tyre rekomandohet vetëm në këto forma:
1- Të zjera.
2- Të ziejnë në ujë të nxehtë, pa lëkurë.
3- Të pjekura në tiganë pa vaj, vetëm me një sprucues gatimi.
4- Dhe sekreti i fundit, mos i hidhni asnjëher krip vezëve.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe