A janë pijet e nxehta më të pranueshme për sistemin tonë tretës sesa ato të ftohta?
Kjo është pyetja që e bëjmë shpesh, edhe pse është e vështirë t’i rezistosh ujit të ftohtë në këto ditë me temperatura të larta.
Besohet se kur pimë ujë të ftohtë, trupi ynë shpenzon më shumë energji për të rritur temperaturën e ujit në organet e brendshme, duke na lënë më pak energji për funksionet tjera në trup, transmeton portal arbresh.info
Në këtë rast, uji i ftohtë mund të ndikojë negativisht në systemin tonë tretës.
Sipas një studimi, pirja e ujit të ftohtë ngushton enët e gjakut, ndërsa kur pini ujë të ngrohtë enët e gjakut janë më të zgjeruara.
Zgjidhja është se nëse jeni duke luftuar me problemet e tretjes, pijet më të ngrohta mund të jenë një opsion më i mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm./arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...