Kremrat e diellit që përdoren më së shumti në sezonin e verës prej rrezeve të forta nuk janë aq të sigurtë pasi mund të shkaktojnë kancer të lëkurës.
Sipas një studimi të bërë në Britani vihet re se njerëzit duhet të marrin informacionin e duhur para se të blejnë një krem të tillë, në mënyrë që të parandalojnë sëmundjet e rënda.
Kur të gjithë mendojnë se është gjë e mirë të marrësh ngjyrë, në fakt është një shenjë që tregon se lëkura jonë është dëmtuar nga rrezet UV. Ky lloj dëmtimi fillon nga skuqja e lëkurës që më pas mund të përfundojë në kancer.
Për të qenë të sigurtë, nuk duhet të merrni vetëm kremra që kanë SPF të lartë, por duhet të shikohen edhe yjet në pjesën e mbrapme të shishes, që quhen UVA dhe kanë një nivel të lartë të mbrojtjes ndaj rrezeve.
Një krem me SPF 30 dhe me 4 ose 5 yje UVA është konsideruar si një standart i mirë i mbrojtjes ndaj diellit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...