Disa nga shenjat se një person është në depresion lidhen me ushqyerjen, gjumin, përqendrimin etj.
Kur ju jeni të kapluar nga një trishtim i rreptë apo kur jeni i pashpresë dhe pikëllimi ju mban larg rutinës suaj të zakonshme, është koha t’i kushtoni vëmendje kësaj çështjeje. Por, a i dini cilat janë ato?
Flini më shumë ose më pak- Shumë njerëz me depresion e zënë vetën duke dremitur përfundi mbulesave ose duke u ndjerë të lodhur gjatë gjithë kohës, thotë psikologia e specializuar në depresion dhe vetëbesim në Los Angeles, Yvoone Thomas. “Gjumi është një mënyrë tjetër që njerëzit me depresion të ikin nga pikëllimi, ata bëhen refugjatë”, shton ajo. Të tjerë që bëjnë pak gjumë ose me gjumë të ndërprerë ose edhe me insomni janë shumë të rrethuar me mendime obsessive.
Hani më shumë se zakonisht– Depresioni iu lë të tërhequr dhe mund të manifestohet me humbje apetiti. “ Nëse truri juaj është i preokupuar me mendime negative, ju mund të harroni të hani apo mund të humbisni interesin në gatim ose përgatitje të ushqimeve” thotë Thomas. Në anën tjetër, depresioni ju bën të kërceni në efektin e kundërt të kësaj sëmundjeje duke u bërë të uritur dhe duke ua shtuar dëshirën për të ngrënë. “ Miksi i emocioneve që shoqërojnë depresionin si pikëllimi, pesimizmi për të ardhmen dhe humbja e vetëbesimit mund të ju detyrojnë të zbusni ndjenjat e tuaja me dëshirën për të ngrënë” thotë ajo.
Nuk mund të koncentroheni apo fokusoheni– Harroni afatet e punës ose harroni kur duhet të merrni fëmijët nga parku i lodrave? Ndiheni sikur mendja juaj ngjan me një foto të pa fokusuar dhe turbullimi po lë gjurmë në mënyrën se si ju i peshoni zgjedhjet dhe bëni veprimet? Ky është truri juaj në depresion. Duke qenë të okupuar me mendime të pikëllimit apo zbrazëtirës mund të ndikojë në punën tuaj, memorien dhe në aftësitë e vendim-marrjes, thotë Wolkin. Këto mendime të pafokusuara mund të ju udhëhëqin drejt marrjes së vendimeve të dobëta ose drejt sjelljeve të pashëndetshme dhe të rrezikshme.
Ndiheni të nënvlerësuar– Nëse po e vendosni vetën tuaj vazhdimisht poshtë apo ndiheni të nënvlerësuar, atëherë diçka po ndodh. Mendimet e vazhdueshme si “ nuk jam mjaftueshëm i mirë” apo “unë nuk vlejë” janë të rrezikshme, sepse mund të shkaktojnë një sjellje të dëmshme tek individi. Nëse mendoni në këtë mënyrë, ju tentoni të verifikoni negativitetin dhe si shpërblim kjo iu bën më depresivë dhe u vë më shumë në rrezik.
Keni dhimbje të pashpjegueshme– Dhimbja emocionale nga depresioni kur nuk merrni ndihmë mund të jetë e manifestuar prej trupit tuaj dhe t’u shkaktojë dhimbje si dhimbje koke, probleme me stomak, qafë apo shpinë, thotë Dr Thomas.
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...