Kur jeni shtatzënë, ka një listë të gjërave që nuk duhet t’i bëni, siç është pirja e duhanit, alkoolit, ngrënia e sushit, etj.
Megjithatë, ka edhe disa gjëra tjera për të cilat njerëzit kanë mendime të ndryshme, siç është përdorimi i saunës/xhakuzit, pikturimit, etj., transmeton telegrafi.
Një ndër to është edhe ngjyrosja e flokëve, për të cilën ka brenga se përmban kimikale që mund të absorbohen nga skalpi i nënës dhe të futen në qarkullimin e tyre të gjakut, e me shumë mundësi të arrijnë në fetus.
Por, sa e vërtetë është kjo?
Sipas ekspertëve shëndetësore, kimikalet në ngjyrat permanente dhe jo permanente të flokëve nuk janë tejet toksike. Shumica e hulumtimeve, ndonëse të kufizuara, tregojnë se është e sigurt ngjyrosja e flokëve gjatë kohës kur jeni shtatzënë.
Përdorimi i tepërt i kimikaleve të flokëve mund të jetë i dëmshëm për beben, por duhet të jetë në doza masive.
Sidoqoftë, nëse jeni vërtet të brengosur se mund të ndikojë ngjyrosja e flokëve në beben tuaj, atëherë pritni derisa të jeni të paktën 12 javë shtatzëne, pasi që pas kësaj periudhe rreziku i dëmtimit të bebes nga substancat kimike është shumë më i vogël.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League