Një pilulë pa recetë që pretendon të “kurojë” aknet tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, apo jo?
Sot ka shumë trajtime të suksesshme për aknet, por kur bëhet fjalë për suplemementet, për të cilat në përgjithësi ka pak kërkime shkencore, do ishte mirë të ishit të kujdesshëm.
Pra, çfarë janë suplementet për akne?
Ato janë krijuar për të patur gjithë lëndët ushqyese që nuk i marrim dot nga dieta jonë. Vijnë në formë pilule, çamçakëzi ose pluhuri. Historikisht, suplementet për flokë, thonj etj janë shitur në farmaci madje edhe supermarkete. Mesa duket, paska edhe suplemente për aknet.
Në SHBA, suplementet rregullohen si ushqime, jo si ilaçe, nga Administrata Federale e Barnave. Për fat të keq, kjo do të thotë që ligji federal nuk kërkon që suplementet të provohen të jenë të sigurta dhe as efektive përpara se ato të tregtohen.
Cilët janë përbërësit kryesorë në suplementet kundër akneve?
Sipas ekspertëve nga platforma online e dermatologjisë Get Harley, përbërës të tillë si indole-3-karbinol, selen, zink, magnez, vitaminë B, omega-3, mente dhe lactobacillus gjenden zakonisht në suplementet që targetojnë aknet.
Por, dermatologia Ranella Hirsch thekson se “nuk ekziston një besim i njëtrajtshëm se (të gjithë këta përbërës) janë efektivë” kur bëhet fjalë për suplementet dhe lidhjen e tyre me aknet. Nga ana tjetër, ka edhe studime që tregojnë se suplemente të caktuara kanë sjellë përmirësime në lëkurë brenda 8 javësh.
Pra, a funksionojnë suplementet për aknet?
Të gjithë ekspertët me të cilët Pop Sugar bisedoi, ranë dakord që vetë, suplementet e akneve nuk funksionojnë si trajtim. Duhet të jetë një kombinim i trajtimeve, të cilat përfshijnë (por nuk kufizohen në) një rutinë të përshtatur të kujdesit për lëkurën, produkte të recetave ditore, ilaçe me recetë orale, ndryshime të dietës dhe mënyrës së jetesës dhe ndihmë psikologjike.
Çdo plan trajtimi ndryshon për secilin person, pasi ekzistojnë lloje të ndryshme të puçrrave dhe nuk ka dy raste identike, citon Anabel.
“Si me gjithçka, disa suplemente do t’i ndihmojnë disa njerëz, por për shkak të natyrës së paqëndrueshme të akneve, ne e dimë se nuk ka shërim, por mënyra të ndryshme për të provuar dhe menaxhuar gjendjen”, thotë Debbie Thomas, specialiste e lëkurës dhe themeluese e D. Klinika Thomas.
Kjo nuk do të thotë që suplementet nuk funksionojnë aspak. “Disa mjekë do të bëjnë që pacientët të marrin suplemente, veçanërisht nëse testet e gjakut zbulojnë një lloj mangësie”, shton dr. Hirsch. Megjithëse ajo gjithashtu vuri në dukje se shumë nga këto mangësi gjithashtu mund të rregullohen përmes ndryshimeve në dietë.
Në disa raste, suplementet edhe mund t’i përkeqësojnë aknet
Fatkeqësisht, për disa njerëz, marrja e suplementeve të tepërta mund t’i përkeqësojë aknet në vend që të ndihmojë për pastrimin e tyre. Kjo është arsyeja pse, edhe nëse i gjeni këto suplemente dhe mund t’i merrni pa recetë, të konsultoheni sidoqoftë me një mjek dermatolog përpara se t’i merrni.
/Telegrafi/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...