Qoftë se jeni duke ushtruar për një garë vrapimi apo thjesht e bëni për të mirëmbajtur formën e trupit, frika se kjo do të ketë ndikim të keq në nyej, është frikë mjaftë e zakonshme.
Dhimbja e nyejve është ndër problemet më të zakonshme të plakjes – mbi 25 për qind e meshkujve priren të zhvillojnë artritin – dhe, nga frika se po e shpejtojnë këtë proces, ata heqin dorë nga ushtrimet e tyre, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, Lawrence Berkeley National Laboratory ka zbuluar se personat që vrapojnë kanë më pak rrezik të zhvillojnë dhimbje në nyej sesa ata që nuk janë aktivë fizikisht. Kjo do të thotë se mund t’i vraponi disa maratona në vit pa brenga.
Hulumtuesit tregojnë se rrezikun më të madh për problemet në nyej e paraqet mbipesha, dhe studiuesit për këtë kanë zbuluar një ndërlidhje mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive që digjen gjatë ushtrimeve.
Dr. Frederik Fuchs rekomandon që të vraponi lehtë, të bëni zgjatje dhe të vraponi në park, e jo në shirit vrapues (treadmill).
Veç kësaj, ai rekomandon të merrni sasinë e rekomandueshme të vitaminës D, pasi që dielli i rregullon nivelet e kalciumit dhe fosfatit – thelbësore për shëndetin e eshtrave – përderisa mungesa e tyre shpinë në osteoporozë.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë