Ndoshta tingëllon si befasi, mirëpo një copë mesatare e picës dhe tepsia me drithëra me qumësht me yndyrë të shumtë përmban pothuajse të njëjtën sasi kalorish
Kafjalli është racioni më i rëndësishëm gjatë ditës, ndërkaq shumica e njerëzve përpiqen që për kafjall të hanë ushqim diç më të lehtë. Mirëpo, a është kjo në rregull? Sa gabojnë ata të cilët për kafjall hanë picë?
Nëse eliminojmë natriumin si përbërës, i cili nuk bën aq lehtë të hiqet kur është fjala për personat me presion të lartë të gjakut, është fakt që pica është e përbërë nga karbohidratet, proteinat, yndyrat dhe ndoshta edhe nga pak perime.
Këtë e bën më të balancuar kafjallin nga artikujt me potencial të lartë që të ngrejë nivelin e sheqerit në nivelin më të lartë të mundshëm, dhe atëherë ju rrëzon në dysheme.
Krahas kësaj, nëse krahasojmë sasitë e kalorive në pjesën e picës dhe të një tepsie drithërash, do të shohim që janë të njëjta.
“Ndoshta tingëllon si befasi, mirëpo një copë mesatare e picës dhe tepsia me drithëra me qumësht me yndyrë të shumtë përmban pothuajse të njëjtën sasi kalorish. Mirëpo, në picë gjendet paketa shumë më e fuqishme e proteinave e cila mund t’ju majë të ngopur gjatë gjithë mëngjesit”, ka thënë kohë më parë nutricionistja Chelsey Amer për “DaylMail”.
Natyrisht, kafjalli i këtillë nuk duhet t’ju bëhet shprehi e përditshme. Nuk duhet tepruar, por sërish pa kurrfarë frike dhe pendese, mund të hani një copë picë.
Edhe pse pica mund të jetë zgjedhje e shëndetshme, me konkluzione të këtilla njerëzve mund t’u jepet drita e gjelbër për shtim drastik të natriumit, karbohidrateve dhe yndyrave në mëngjesin e hershëm, meçka krijohen parakushtet për mossukses gjatë ditës”, thotë Chelsey./telegrafi
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...