Gratë këshillohen të shmangin të gjitha llojet e alkoolit kur janë shtatzënë – por ai rekomandim është më pak i bazuar në të dhëna shkencore dhe më shumë i bazuar në principin se më mirë më sigurt, sesa të pendoheni.
Sipas një analize të publikuar në revistën “BMI Open”, është befasuese se sa pak dëshmi ka që sugjerojnë se konsumimi i lehtë apo i herëpashershëm i alkoolit gjatë shtatzënisë e dëmton foshnjën në bark, transmeton Telegrafi.
Ky në fakt është lajm i mirë për gratë të cilat së shpejti presin të bëhen nëna, e që herë pas here në mënyrë tinëzare e konsumojnë nga një gotë verë: hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se 40 për qind e grave australiane konsumojnë alkool gjatë shtatzënisë.
Pra, ekspertët thonë se ekzistojnë dëshmi të forta të cilat e dëshmojnë faktin se konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit e dëmton beben dhe sjellë pasoja shëndetësore për të, megjithatë nuk ka ende dëshmi të forta për ndikimin e konsumimit të vogël të alkoolit te fëmijët.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...