Qoftë nëse është aksident, apo për shkak se ju pëlqen shija, ose ndoshta vetëm dëshirojnë të shohin çfarë ndodh, ndonjëherë njerëzit – kryesisht fëmijët – e gëlltitin pastën e dhëmbëve.
Por sa e dëmshme është gëlltitja e pastës së dhëmbëve?
Për momentin nuk ka shumë hulumtime shkencore mbi këtë temë, por rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë janë të mos e bëni këtë.
“Nuk jemi ende të sigurt për rreziqet që i sjellë gëlltitja e pastës së dhëmbëve, prandaj rekomandohet që deri të thuhet ndryshe të mos e gëlltitni”, ka thënë Dr. Vicki Kotsirilos.
Pasta e dhëmbëve përmban fluorur, e gjithashtu një numër të madh të substancave joaktive të cilat jo domosdoshmërish janë helmuese, por prapëseprapë nuk janë të krijuara për konsumim nga njerëzit.
Përderisa gëlltitja aksidentale e pastës së dhëmbëve mund të mos ju shkaktojë dëme, transmeton telegrafi, ekspertët paralajmërojnë se gëlltitja e sasive të mëdha të pastave të dhëmbëve që përmbajnë fluorur mund të shkaktojnë dhimbje stomaku dhe bllokim të zorrëve.
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3