Një studim i ri tregon se të qëndroni për një kohë të gjatë në telefon mund të rrit shanset për mbi peshë.
Personat të cilët shpenzojnë 5 orë në ditë në telefon kanë 43% rrezik më të lartë të obezitetit, për shkak se hanë më shumë dhe nuk kanë aktivitet fizik.
Studiuesit kanë gjetur se studentët të cilët kanë qëndruar në telefon për më shumë se 5 orë në telefonat e tyre kishin 43% gjasa të jenë me mbi peshë sesa ata që shpenzonin më pak kohë në telefon, raporton “Daily Mail”.
Kjo për shkak se studentët e varur nga telefonat e tyre kishin dy herë më shumë gjasa të pinin lëngje me sheqer, të hanin më shumë ushqim dhe sheqerna, dhe dy herë më pak gjasa për të ushtruar. Ky studim i bërë nga Universiteti i Kolumbisë, është njëri prej studimeve të fundit ku tregon se përdorimi i telefonit mundet të çrregulloj metabolizmin, sidomos gjatë natës, të ju lë pa gjumë, dhe të keni më pak vet-kontroll-që të gjitha këto çojnë deri tek mbi pesha, transmeton lajmi.net.
Për këtë studim, ekipi ka shikuar më shumë e 1000 studentë meshkuj dhe femra në Universitet në mes Qershorit të vitit 2018 e deri në Dhjetor të vitit 2018. Ata i ndjekën përdoruesit e telefonave. Dhe erdhën në këto përfundime të cilat i përmendëm më lartë.
Diçka tjetër që duhet të përmendet është se studentët të cilët veçse ishin obezë, po thuajse 25% të tyre kanë shpenzuar më shumë se 5 orë në telefona.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...