Hilary Jones, mjek në Britaninë e Madhe, i është përgjigjur disa nga pyetjeve që njerëzit i kanë drejtuar lidhur me pandeminë e koronavirusit, ndërsa tregon si të mbroni veten dhe personat e tjerë.
Kam dëgjuar se uthulla mund të ndihmojë të na mbrojë nga virusi. Është e vërtetë?
Unë jam dakord që uthulla është zakonisht një produkt i mirë për pastrimin e përgjithshëm, por nuk është i efektshëm kundër këtij virusi.
Detergjenti është gjëja kryesore që lufton virusin dhe kur kombinohet me ujë të nxehtë është edhe më mirë.
Dezifektanti i duarve, që përmban alkool 60 përqind ose më shumë, gjithashtu funksionon.
Unë përdor doreza kirurgjikale dhe i ndryshoj ato sa herë që prek diçka që mund të jetë e kontaminuar. Por së shpejti do të mbarojnë. Po nëse i laj me ujë dhe sapun ndërkohë që i kam të vendosura dorezat a mund të pastrohen mirë?
Unë nuk jam mikrobiolog, por logjikisht dorezat do pastrohen nëse lahen me sapun dhe ujë të nxehtë. Vetëm bëni kujdes që larja e shpeshtë të mos ndikojë në integritetin fizik të dorezave, dhe duhet të siguroheni që kur t’i heqni ato mos prekni pjesën e jashtme.
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier