Duke iu referuar një studimi të bërë në minj, konsumimi i çajit të gjelbër redukton rrezikun për obezitet.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i njerëzve me obezitet është duke u rritur. Sipas Qendrës për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Sëmundjeve në disa shtete, më shumë se 25% e popullsisë vuan nga obeziteti.
Organizata Botërore e Shëndetit raporton se që nga viti 1980 numri i njerëzve me obezitet është dyfishuar. Shumë faktorë kanë ndikuar që njerëzit të përballen me këtë problem, një ndër ta është përdorimi i ushqimit jo te shëndetshëm.
Për shkak të këtij fenomeni, studiuesit janë fokusuar në gjetjen e faktorëve dhe mënyrave për të luftuar obezitetin dhe për të vetëdijesuar njerëzit për rreziqet që i përbën. Disa nga këto rreziqe janë diabeti, sëmundjet e zemrës dhe problemet tjera metabolike.
Së fundmi një grup hulumtuesish nga Universiteti në Columbus kanë bërë disa studime se si mund të ndikojë çaji i gjelbër në parandalimin dhe luftimin e obezitetit edhe pse disa studime të mëparshme nuk kanë vërejtur një lidhshmëri në mes të obezitetit dhe çajit të gjelbër.
“Ky studim ka gjetur evidenca që çaji i gjelbër stimulon bakteret e mira të sistemit tretës, të cilat kanë një efekt të madh në këtë sistem duke zvogëluar rrezikun për obezitet”, tha prof.. Richard Bruno.
Përfitimet e tjera të çajit të gjelbër
Gjatë studimeve të efektit të çajit në minj, shkencëtarët panë se miu i cili kishte konsumuar edhe ushqime jo dietale dhe njëkohësisht suplemtente të çajit të gjelbër kishte shfaqur një nivel më të ulët të inflamacionit në zorrë si dhe kishin një sasi më të vogël të endotoksinave në gjak.
Krahas ndikimit të çajit të gjelbër mbi obezitetin, është vërejtur që minjtë të cilët kane konsumuar suplemente të çajit të gjelbër kishin një sistem të tretjes më të pastër, dhe pa baktere.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...