Nëse ndonjëherë me shaka keni thënë që po ju dhembin flokët, nuk keni gabuar.
Ja si do t’i parandaloni.
Mbase tingëllon si barsoletë që dhembin flokët, si edhe shumica e njerëzve, flokët i trajtoni me gërshërë të mprehta dhe me kimikate agresive. Mirëpo, nuk është fjala për këto.
Në të vërtetë, kur ndonjëherë nuk i lani flokët, mund të ndodhë që të keni ndjenjën që ju dhemb tepja e kokës, transmeton Telegrafi.
Edhe pse me siguri kurrë nuk e keni lidhur me higjienën, por mbase me lidhjen e gërshetit apo me diçka tjetër, shkencëtarët thonë që kjo pikërisht ka lidhje me larjen e flokëve.
Nëse nuk i lani rregullisht flokët, yndyra e cila grumbullohet në tepe të kokës është bazë e përshtatshme për kërpudha, thotë dermatologu i Nju-Jorkut, Joshua Cajhner.
Ai rekomandon, kur flokët ju bëhen të yndyrshme – të mos i lidhni, por t’i lani!
Papastërtia krijon skuqje, të kruara dhe te disa njerëz edhe dhembje. Natyrisht, askënd nuk duhet etiketuar si të papastër, për shkak se ndonjëherë nuk i lan flokët, mirëpo nuk duhet as lejuar që kërpudhat në trupin tonë.
Fjala është për kërpudhat të cilat gjithmonë janë në kokën tonë, mirëpo numri i tyre egërsohet kur grumbullohet yndyra.
Në situata të tilla lidhja gërshet e flokëve vetëm sa do të shtojë grumbullimin e yndyrës dhe shtimin e kërpudhave, mirëpo ilaçi më i thjeshtë për to është – shamponi.
Pra, kjo është vetëm edhe një dëshmi që duhet lënë pa i larë flokët për shkak se jeni të përgjumur, të lodhur apo jeni duke u ngutur…
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...