Shumë njerëz mendojnë se bukuria dhe rinia duhet të jetë e përjetshme, por mund të ndodh kështu dhe produkti që ndihmon në të është pikërisht molla.
Vlerat e saj tashmë janë për tu admiruar edhe në fushën e bukurisë dhe jo vetëm në shëndet. Lëkura e njeriut ndryshon me moshën e tij, ku rrudhat në fytyrë reflektojnë plakjen dhe sidomos në këtë kohë ku të rinjtë kanë filluar përdorimin e kremrave që në moshë të vogël.
Megjithatë studimi i fundit tregon që rinia dhe rrudhat që tregojnë plakjen e hershme mund të eleminohen nga përdorimi i mollës. Dihet që molla përmban shumë vitaminë C dhe shumë komponentë antioksidues që ndihmojnë në bllokimin e radikaleve të lira. Ndërsa përfitimet e lëkurës nga mollët vijnë kryesisht nga acidi malik dhe tartarik, të cilët gjenden me shumicë tek ky frut. Pikërisht këta dy përbërës ndihmojnë në eleminimin e qelizave të vdekura, fillimisht nga fytyra juaj dhe më pas nga pjesë të tjera të trupit.
Kështu ju do të përmirësoni nivelin e dëmtimit të lëkurës, duke shmangur rrudhat që zmadhohen me kalimin e kohës.
Nga përbërësit e mollës ajo është shëndrruar në një frut të preferuar për personat që duan të krijojnë një maskë të shëndetshme për të pasur një lëkurë të bukur, pa rrudha dhe të lëmuar. Riparimi i lëkurës është faza kryesore që shpërndan në mënyrë konstante shenjat e plakjes siç janë rrudhat.
Pra përfitimet nga molla vijnë jo vetëm duke e konsumuar atë, por edhe duke trajtuar fytyrën tuaj me maska të realizuara prej saj. Vetëm duhet të dini diçka që para se të aplikoni një maskë me mollë në fytyrën tuaj, ajo duhet të jetë e pastër sepse ndryshe nuk do të merrnit të njëjtin rezultat, citon elbasani plus.
Të gjitha shenjat e plakjes fillojnë nga rrudhosja e lëkurës, por ju mund ta eliminoni një ndodhi të tillë vetëm duke konsumuar mollë.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...