Google ADS

A e dini pse stresi mund të shkaktojë sulm në zemër?

23:15 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Rezultatet e shumë studimeve tregojnë se stresi rrit rrezikun për të pasur sëmundje të zemrës.

Bazuar në studimet e reja, shkencëtarët raportojnë se duke pasur më shumë “amygdale” aktive shtohet rreziku për sëmundje dhe sulm në zemër. Në një studim ku morën pjesë 293 njerëz pa probleme të zemrës të cilët iu nënshtruan një mbikëqyrjeje me PET/CT Scan ( që shërben për të zbuluar strukturën e qelizave dhe indeve të trupit) për të matur aktivitetin e trurit dhe palcës së eshtrave si dhe pezmatimit të arterieve.

Këto tri zona ndërveprojnë në mënyrë të rëndësishme në modelet e kafshëve, tha autori i studimit dhe kardiologu Dr. Ahmed Tawakol, drejtor i programit MR PET CT, në spitalin e përgjithshëm në Massachusetts. Stresi pra, shkakton të ashtuquajturat “amygdala” që pastaj aktivizon palcën e eshtrave dhe inflamacionin e arterieve. Në një studim tjetër më të vogël, shkencëtaret anketuan 13 njerëz me nivel të stresit më të lartë se zakonisht për të ranguar sa të stresuar ndiheshin ata në përgjithësi gjatë pyetjeve psikologjike. “Ne gjetëm se perceptimi i tyre për stresin është dukshëm i lidhur me amygdalet” tha Tawakol . Ata të cilët kishin thënë se janë vërtetë shumë të stresuar kishin amygdalet më aktive. “Kur flas me pacientet e mi, unë u them atyre se ne po mësojmë që dieta, ushtrimi apo zvogëlim i stresit janë disa nga pajisjet tona me bindëse dhe janë pak më të thjeshta” shton ai. Ndonëse nuk është teknologjia më e mirë që kemi për t’ua ofruar pacienteve tanë, në fund të fundit është këshilla më e mirë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme