Muzika është një ndër terapitë më të thjeshta për tu realizuara dhe ndër më të mirat për rolin që ka në shëndetin e njerëzve.
Për shkak të vlerës që ka ajo në shoqëri e gjithashtu lehtësisë që ka për t’u transmetuar, ka ndoshta potencialin më të madh mes terapive alternative për të arritur në thellësitë e njerëzve.
Pra, muzika ka rëndësi dhe shëron.
Sipas një studimi pesëvjeçarë nga neuroshkencëtarët amerikanë, thuhet se muzika ka aftësinë ta shpejtojë zhvillimin e trurit te fëmijët e rinj, e posaçërisht në zonat e trurit që janë përgjegjëse për përpunimin e zërit, zhvillimin e gjuhës, perceptimin e fjalimit dhe aftësitë e leximit.
Përmes studimeve të shumta e dimë se dëgjimi dhe luajtja e muzikës është tretman i mirë për shumë sëmundje mendore. Në fakt, mbi 400 letra shkencore të publikuara kanë dëshmuar thënien e kamotshme se “muzika është mjekësi”.
Veç kësaj, terapia me muzikë ka demonstruar efikasitetin për zvogëlimin e depresionit, ankthit dhe dhimbjes kronike.
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...