Lëngu i limonit ka një aromë freskuese dhe shije që lehtëson stomakun.
Lëngu i limonit u ndihmon nënave kur kanë përzierje dhe të vjella në mëngjës, transmeton portali arbresh.info
Një lëmon pa lëvozhgë përmban sasi të madhe të mineraleve dhe vitaminave, si magnezi, kalciumi, folatë, vitaminë B6, vitaminë C dhe përmban rreth 17 kalori.
Me përfitime të tilla ushqyese, është mirë që lëngun e limonit ta përfshieni në dietën tuaj gjatë shtatzënisë, megjithatë duhet të bëni kujdes.
Lëngu i limonit është i sigurtë gjatë shtatzënisë. Konsumi i sasive të larta të ujit limoni do të çojë në detoksifikim të shpejtë dhe kjo nuk është gjë e mirë kur jeni shtatzënë. Këshillohet që të shmangni lëngun e limonit të konservuar.
Sipas Shoqatës Amerikanë të Shtatzënisë, limonat largojnë ndjenjën e të vjellave dhe shërojnë sëmundjet e mëngjesit, sidomos gjatë tre mujorit të parë.
Limoni mban në kontroll rrjedhën e tepërt të barkut dhe ndihmon në tretjen e ushqimeve. Gjithashtu, gratë shtatzëna mund të përjetojnë një shijë të athët në gojë, të cilën limoni e largon./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?