Konsumimi i rregullt i kafeinës mund të rrisë rreziqe gjatë shtatzënisë, duke përfshirë abortin e hershëm dhe ndryshimet në zhvillimin e fetusit.
Megjithëse, këshillat nga profesionistët shëndetësor rekomandojnë që konsumimi i moderuar të kafeinës gjatë shtatzënisë është i sigurt shkruan VeryWell Family.
Mirëpo, autorët e studimit të botuar në BMJ Evidence-based Medicine kanë deklaruar të kundërtën.
Jack James, PhD, profesor i psikologjisë në Universitetin Reykjavik në Islandë, shqyrtoi 48 studime të përqëndruara në ndikimin e kafeinës gjatë shtatzënisë në dy dekadat e fundit.
Ai zbuloi se 32 prej tyre sugjeruan rrezik të lartë në tre kategori, si:
-Abort spontan;
-Peshë të ulët të foshnjës;
-Leukemi akute te foshnja;
Për të kuptuar dëmet e mundshme të kafeinës në fetus, James tregon se është e rëndësishme të shikojmë mekanizmat kryesor të veprimit që vijnë me rastin e konsumimit të kafeinës.
Pavarësisht konsumimit, kafeina kalon lehtësisht placentën duke e ekspozuar fetusin ndaj tij.
Ky fakt është vërtetuar nga një studim në European Journal of Nutrition, i cili analizoi mostrat e flokëve të të sapolindurve dhe gjeti gjurmë të kafeinës në përputhje me sasinë e konsumuar nga nëna gjatë shtatzënisë.
Kjo vërtetoi se sa më e lartë të jetë shkalla e konsumimit të kafeinës, sidomos gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë, aq më e lartë është sasia në mostrat e flokëve tek të porsalindurit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...