Për shkak të mundësisë së madhe të infektimit, sëmundjet seksuale duhet me kohë t’i dalloni dhe t’i shëroni.
Në kohën e sotme njerëzit gjithnjë e më shpesh i ndërrojnë partnerët seksualë, marrëdhënia seksuale ndërmjet shumë njerëzve trajtohet si argëtim, për ç’arsye sëmundjet seksuale janë gjithnjë e më të përhapura në mesin e popullatës.
Shumicën e këtyre sëmundjeve është e lehtë t’i vërejmë sapo të infektohemi, mirëpo njërën nga to mund ta bartim me muaj të tërë dhe të mos jemi të vetëdijshëm që jemi të sëmurë, transmeton telegrafi.
Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomave kështu që ju mund infektoni dikë gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme t’i bëni analizat dhe të merrni trajtimin e duhur. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai ose ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër.
Balanitis
Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë të bërë synet. Po ashtu mund të shkaktohet nga higjiena e ulët.
Klamidia
Klamidia e infekton qafën e mitrës te femra. Simptomat e infeksionit mund të shfaqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomat të shfaqen 1 deri në 3 javë pas infektimit.
Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze.
Epididmitisi
Epididmtisi nuk është gjithmonë rezultat i sëmundjeve ngjitëse seksuale, por zakonisht është nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomat e infektimit janë dhimbje në testikuj dhe qeset e tyre. Mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin është përdorimi i kondomit gjatë seksit.
Herpesi gjenital
Virusi mund të infekton gojën, pjesët gjenitale, lëkurën përreth anusit dhe gishtat. Pas fazës së parë të përhapjes së herpesit, virusi vendoset në fijezat nervore ku qëndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjë simptomë.
Lythat gjenital
Janë rritje të mishi të cilat mund të paraqiten në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi që quhet virus njerëzor papilloma. Pas infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj që lythat të paraqiten në organet gjenitale.
Gonorrea
Është infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta infektojë qafën e mitrës, uretrën, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomat e infektimit mund të shfaqen në mes 1 deri 4 ditë pas ekspozimit. Por ndonjëherë është e mundshme të infektoheni dhe mos të kenë simptome.
Sifilisi
Zakonisht ngjitet gjatë seksit por edhe mund të ngjitet në foshnje të palindura nga nënat shtatzana. Simptomat e sifilisit janë të njëjta në meshkuj dhe femra. Janë vështirë të dallohen dhe mund të shfaqen 3 muaj pas seksit me personin e infektuar.
Infeksioni mykotik
Është infeksion që shumohet e cila jeton në lëkurë dhe normalisht qëndron si baktere jo dëmtuese. Por nëse shumohet mund të shkaktojë kruarje, ënjtje, dhimbje dhe shkarkesë në femra dhe meshkuj. Infeksioni mykotik mund të ngjitet gjatë seksit me personin e infektuar, por infektimi mund të ndodh nëse vishni rroba të ngushta nga najloni apo goma.
Trikomanas vaginitis
Shkaktohet nga parazitët që gjinden në vaginë dhe uretrën e meshkujve. Shpesh nuk ka simptoma. Nëse simptomat janë prezente ato mund të jenë dhimbje gjatë urinimit. Ngjitja normalisht ndodh gjatë seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e infektuar.
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...