Janë disa ushqime që nuk duhet t’i vendosni asnjëherë në frigorifer.
Shpikja e frigoriferit ka luajtur një rol të rëndësishëm në mënyrën e ruajtjes së ushqimit, megjithatë janë disa kufizime që duhet ditur se kur duhet të përdoret kjo paisje, transmeton portali arbresh.info
Disa ushqime i humbin vlerat ushqyese sapo të vendosen në frigorifer, prandaj duhet bërë kujdes. Më poshtë e gjeni listën e plotë të ushqimeve që nuk duhet vendosur asnjëherë në frigorifer.
Pjepri
Sipas një studimi amerikan është provuar se pjepri duhet të ruhet jashtë frigoriferit dhe në këtë mënyrë do të ruhet vlerat ushqyese më mirë.
Domatet
Domatet janë ushqim delikat dhe ngrirja e tyre ndalon procesin e ripërpunimit dhe shkatërron indet e tyre. E vetmja mënyrë kur mund kur mund t’i vendosni ato në frigorifer është kur keni me shumicë dhe që hahen brenda pak ditësh, transmeton portali arbresh.info
Patatet
Kur patatet ruhen në frigorifer, ato zhvillojnë një kemikat të quajtur akrilamid, i cili është i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Patatet është mirë që të ruhen në vende të thata dhe të errëta.
Mjalti
Mjalti mund të kristalizohet dhe të humbasë cilësinë e tij kur futet në frigorifer. Mënyra më e mirë për të ruajtur atë është në një enë qelqi, në një vend të errët.
Vaji i ullirit
Ky vaj në momentin që vendoset në frigorifer humb qëndrueshmërinë dhe aromën e tij.
Hudhra
Hudhra nuk duhet asesi të vendoset në frigorifer, megjithatë nëse e copëtoni, mund ta ruani vetëm për disa ditë.
Kafja
Kafja humb shijen e saj nëse vendoset në frigorifer, prandaj duhet ruajtur në një enë të mbyllur mirë dhe duhet të mbahet në errësirë.
Pjeshkat
Pjeshkat është mirë që të mbahen jashtë frigoriferit dhe mënyra më e mirë për t’i mbajtur ato mirë është t’i vendosni në një qese letre.
Qepët
Është e vërtetë që qepët prishen shpejt, myken dhe bëhen më të buta, mëgjithatë zgjidhja për të ruajtur ato nuk është t’i mbani në frigorifer. Ato duhet të qëndrojnë në një vend të ventiluar mirë dhe gjithmonë larg patateve, sepse nëse qëndrojnë afër ato humbasin vlerën e njëra-tjetrës./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...