Diabeti është një sëmundje e përhapur gjerësisht, sinjalet e para të të cilit shpesh neglizhohen.
Bëni mirë që të bëni vetëkontroll dhe kjo vlen sidomos për femrat, të cilat shpesh i injorojnë sinjalet e mëposhtme:
Nevojë e shpeshtë për të urinuar– Nëse ndjeni më shpesh se normalja nevojën për të urinuar, ky është një sinjal diabeti.
Humbja e peshës- Dobësoheni pa arsye? Për shumë femra kjo mund të duket si një ëndërr e dëshiruar, por në fakt mund të bëhet fjalë për diabetin.
Plagët që me zor mbyllen- Priteni në kuzhinë dhe plagët nuk mbyllen? Gërvishtjet nuk ikin kollaj? Kjo mund të jetë një simptomë e qartë diabeti. Sistemi imunitar është i kompromentuar dhe kjo gjë ndikon në procesin e shërimit.
Uri ose etje ekstreme– Kur trupi ynë nuk arrin që të tolerojë më glukozën, është normale që të kihet uri dhe etje përtej normales. Kjo gjë ndodh kryesisht në orët e vona të natës.
Dekolorim i lëkurës- Keni vënë re që lëkura nën sqetulla, në qafë apo në gjunj ju zbardhet? Kjo është një shenjë e pastër diabeti.
Lodhje- Një lodhje e tepërt pa shkak, është simptomë e qartë diabeti. Kjo gjë manifestohet edhe me nevojën për të dremitur gjatë ditës.
Probleme me shikimin- Glukoza që akumulohet në organizëm, shkakton mjegullim të shikimit, shkruan noa.al.
Mpirje- Nëse niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë, mund të ketë mpirje të duarve ose të këmbëve.
Gjak nga mishrat e dhëmbëve- Kur del gjak nga mishrat e dhëmbëve, kjo gjë flet për probleme lidhur me diabetin. Nëse ky problem nuk zgjidhet me këshillat e dentistëve, bëni mirë që të kontrolloheni për diabetin.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...