Filloni t’i kushtoni vëmendje jashtëqitjes suaj…
Ezofagu, stomaku, zorra e trashë, pankreasi, mëlçia – i tërë sistemi juaj i tretjes përfshin të gjithë këto organe dhe ndoshta nuk është fare çudi që simptomat e problemeve të ndryshme mund t’i keni para sysh. Ja disa nga gjërat që tregojnë se keni problem serioz me barkun dhe se duhet të bëni konsultë mjekësore.
Keni një gungë në fytin tuaj
Kur ushqimi ndalon së shkuari poshtë ezofagut tuaj dhe nuk mund të përtypeni si duhet madje edhe nëse e kaloni ushqimin me ujë teposhtë, atëherë ka gjasa për ndonjë problem më serioz. Bëni një konsultë mjekësore që mjeku të sigurohet nëse problemet e gëlltitjes vijnë me anë të ngjirjes së zërit, lemzës apo ndjenjës së ngopjes me vetëm një kafshatë. Ky mund të jetë shenjë e kancerit të ezofagut.
Keni gazra të padurueshme
Fryerja është mëse normale, me faktin se një person liron pothuajse dy litra gaz në ditë. Përveç faktit nëse çiftëzohet me efekte anësore të pakëndshme. Mirëpo, koha për shqetësim është nëqoftëse këto gazra lidhen me shqetësim të stomakut, ndryshim në zakonet e zorrëve ose humbje e pashpjegueshme e peshës. Gjithashtu është shqetësuese nëse këto gazra kanë nuhajte të keqe. Kjo erë mund të jetë një sinjal i parazitit të quajtur giardia i cili është infektuar me zorrët tuaja.
Pantallonat tuaja papritmas ju vijnë shumë të ngushta
Nëse keni vështirësi të mbërtheni xhinset tuaja dhe nuk e keni pasur këtë problem këtyre ditëve të fundit, atëherë nuk është faji te trashja apo dhjamosja e belit tuaj. Bëhet fjalë për fryerjen e barkut si pasojë e mbajtjes së gazrave ose si rezultat i gllabërimit të ajrit të tepërt. Por mund të ketë edhe simptoma më shqetësuese që shoqërohen me jashtëqitje të dhimshme apo me gjakderdhje, gjë që sinjalizojnë refluks gastroezofageal, sindromin e ndezjes së zorrëve, gurëve në tëmth, kapsllëk etj.
Pantallonat tuaja janë papritur shumë të gjera
Humbja e peshës nuk mund të shpjegojë se mund të jetë një shenjë e problemeve shëndetësore, por sistemi juaj i tretjes është një vend i mirë për të filluar kërkimin tuaj për ndonjë arsye. Shpesh herë shohim pacientë me humbje të pashpjegueshme të peshës, si pasojë e kancerit të zorrës së trashë, pankreasit dhe stomakut.
Keni gjakderdhje gjatë shkuarjes në tualet
Mund të ndjeheni të alarmuar nëse shihni shenja të gjakut gjatë shkuarjes në tualet, por gjaku mund të bëjë edhe jashtëqitjen tuaj me ngjyrë të errët. Dhe, kur bëhet fjalë për rektumin tuaj, gjakderdhja nuk është normale. Gjakderdhja e ndritshme mund të jetë si pasojë e hemoroideve – fryerjes së enëve të gjakut që mund të kruhen apo të lëndohen. Në lidhje me problemin e hemoroideve mjeku mund të ju ndihmojë, por nëse gjakderdhja vazhdon dhe nuk ndërlidhet me hemoroidet atëherë bëni kontrollë në mjek.
Keni ndërprerë pompimin e hekurit
Kjo nuk nënkupton në palestër – por në gjakun tuaj. Hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut që të shpërndajnë oksigjen në indet e trupit tuaj. Kur keni pak hekur, i tërë trupi e ndjen atë. Kjo shpesh ju bën më të lodhur dhe poashtu shkakton dhimbje koke, lëkurë të verdhë, thonj të brishtë, humbje të flokëve dhe plogështi të përgjithshme.
Mjeku juaj duhet të kontrollojë nivelin e hekurit me anë të testit të thjeshtë të gjakut, por nëqoftëse bëheni anemike atëherë duhet patjetër të takoni një specialist./femra.net/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...