2 prilli njihet si “Dita botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin” dhe sot më shumë se kurrë, e gjithë shoqëria duhet të kthejë sytë dhe vëmendjes ndaj njerëzve me nevoja të veçanta dhe mbi të gjitha t’i kuptojnë për të qenë sa më afër.
Si fillim: Çfarë është autizmi?
Autizmi njihet si një çregullim neurobiologjik që karakterizohet nga vështirësitë në komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash. Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen para moshës tre vjeçare dhe shkalla e dëmtimit të këtyre tri fushave dallon nga individi në individ.
Mit: Njerëzit me autizëm nuk duan të zënë shokë.
E vërteta: Nëse dikush ka autizëm, me shumë mundësi ka vështirësi në situatat shoqërore, prandaj ndërvepron rrallë me të tjerët rrotull. Mund të duken të turpshëm ose jomiqësorë, por kjo ndodh thjesht sepse nuk dinë t’i komunikojnë dëshirat dhe mendimet në të njëjtën mënyrë si të tjerët.
Mit: Njerëzit me autizëm nuk ndjejnë asnjë emocion.
E vërteta: Autizmi nuk i bën njerëzit të paaftë të ndjejën emocione, thjesht u vështirëson komunikimin dhe perceptimin e këtyre emocioneve.
Mit: Njerëzit me autizëm s’i kuptojnë emocionet e të tjerëve.
E vërteta: Autizmi ndikon në aftësinë e dikujt për të kuptuar komunikimin joverbal. Dikush me autizëm mund të mos e kuptojë trishtimin e dikujt bazuar në gjuhën trupore apo sarkazmën në tonin e zërit, por nëse këto ndjenja komunikohen në mënyrë më të drejtpërdrejtë, njerëzit me autizëm janë të parët që shprehin dhembshuri dhe empati.
Mit: Njerëzit me autizëm janë të paaftë mendërisht.
E vërteta: Shumicën e rasteve, autizmi i maskon aftësitë e jashtëzakonshme si sfida. Shumë njerëz me autizëm kanë nivele të larta inteligjence dhe shkëlqejnë në matematikë, muzikë ose disiplina të tjera.
Mit: Njerëzit që shfaqin tipare tipike të një personi me autizëm janë thjesht të çuditshëm dhe u kalon.
E vërteta: Autizmi buron nga kushte biologjike që ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe për shumë individë, është një gjendje e përjetshme.
Mit: Autizmi prek vetëm fëmijët.
E vërteta: Fëmijët me autizëm bëhen të rritur me autizëm.
Mit: Autizmi është thjesht një çrregullim i trurit.
E vërteta: Studimet kanë nxjerrë në pah se njerëzit që kanë autizëm kanë, në disa raste, epilepsi, çrregullime gastro-intestinale, ndjeshmëri ndaj ushqimit dhe alergji.
Mit: Autizmi shkaktohet nga prindërit e paaftë.
E vërteta: Në vitet ’50, u popullarizua një teori që sugjeronte se nënat e ftohta rrisnin fëmijëme autizëm. Kjo teori është hedhur poshtë me dhjetëra herë.
Mit: Prevalenca e autizmit është studiuar dhe ka qenë në rritje përgjatë 40 viteve të fundit.
E vërteta: Prevalenca e autizmit është rritur me 600% gjatë 20 viteve të fundit. Në vitin 1975, një person në 1500 kishte autizëm. Në vitin 2014, një në 59 është diagnostikuar me çrregullim të spektrit autik.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut