Cfarë është autizmi?
Personat me autizëm kanë problem me komunikimin dhe ndërveprimin me të tjerët.
Simptomat e autizmit shfaqen shumë herët, para moshës 3 vjecare. Simptomat e autizmit ndikojnë në shprehje, në të pamurit, në sjelljet e tyre si për shembull në në goditjen e duarve në masë të madhe.
Është e mundur që fëmijët të diagnostikohen me këtë sindrom që nga 18 muajsh jetë. Nuk ka ndonjë test apo medikament që tregon për autizmin nëse është i pranishëm apo jo.
Për disa njerëz, simptomat e çrregullimit janë të buta, ndërsa ato mund të jenë më të theksuara në të tjerët.
Statistikat në ShBA tregojnë se 1 në 68 fëmijë amerikan janë të diagnostikuar me autizëm.
Autizmi ka gjasa 4.5 herë më shumë të jetë I pranishëm tek djemtë.
Njerëzit e të gjitha etniteteve dhe racave mund të diagnostikohen me autizëm.
Shkencëtarët nuk e dine akoma se nga cfarë shkaktohet autizmi.
Disa prej ekspretëve pranojnë se autizmi mund të shkaktohet nga kombinimi I gjeneve dhe mjedisit se ku rritet foshnja, por ende ka nevojë për sqarime.
Fëmijët me autizëm kanë më shumë gjasa të përballen me rreziqe të tjera shëndetësore.
Edhe pse vazhdojnë të fajsojnë vaksinat e foshnjeve për shkaktimin e autizmit, kjo është më shumë një mit se sa një fakt.
Për autizmin nuk ka asnjë shërim, por intervenimet e menjëhershme mund të zbusin shkallën e autizmit si për shembull përdorimi I disa medikamenteve si: anti-depresionantët, ilaqe për të ndihmuar në fokusim.
Shteti amerikan siguron që vlerësimi I fëmijëve nëse janë me autizëm apo jo dhe nderhyrjet të jenë falas.
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...