Pecetat e lagura shpesh përdoren nëpër shtëpitë tonë, si për pastrim, por edhe për gjëra tjera.
Megjithatë, ato konsiderohen të rrezikshme, transmeton portal arbresh.info, por shumica nuk janë të vetëdijshëm se me ato duhet bërë shumë kujdes.
Më poshtë gjeni 10 gabimet e zakonshme që bëjme me pecetat e lagura dhe që nuk duhet të përsëriten.
Mund të duket si një ide e mirë për të ruajtuar pecetat e lagura, por kjo nuk është aspak e këshillueshme. Duke e përdorur një pecetë të lagur për pastrimin e disa objekteve, ju mund të përhapni bakteriet nëpër vende të ndryshme.
Ndërsa mund të duket e bezdisshme, etiketat e leximit mund të ju ndihmojnë të përfitoni sa më shumë nga pecetat e lagura. Kështu ju mund të zbuloni se sa kohë sipërfaqja duhet të mbetet e lagur pas fshirjes për të shkatërruar të gjitha bakteret, që është rreth 3 deri në 4 minuta. Gjithashtu në etiketë thuhet se për çfarë lloji të mikrobeve janë të përshtatshme.
Disa thonë se ato mund të hidhen në tualet, por nëse nuk e keni lexuar etiketën, bëni mirë që t’i hidhni në kosh. Pecetat e lagura janë më të trasha se letrat higjenike, dhe kështu ngecen në tuba dhe bllokojnë tualetin.
Pecetat antibakteriale nuk duhet të përdoren për gjdo gjë. Është e rëndësishme që ne t’i pastrojmë dhe dezinfektojmë paisjet tona, por fshirja me peceta të lagura edhe mund të bëj dëm. Kimikatet që ndodhen në pecetat e lagura mund të dëmtojnë ekranin e telefonit.
Nëse i përdorni në vende të tilla, mund të përhapni papastërti në shtëpinë tuaj. Pecetat e lagura, nuk dezinfektojnë, prandaj është mirë që sipërfaqet e ndotura t’i pastroni me sapun dhe ujë dhe më pas fshini me pecetë të lagur, trasnmeton portali arbresh.info
Sigurisht që e dini, se edhe pecetat e lagura kanë datën e skadimit. Mos i përdorni nëse janë vjetëruar, sepse ato humbasin aromën dhe vlerën.
Lodrat e fëmijëve duhet pastruar me kujdes, por jo me peceta të lagura, sepse fëmijët i fusin lodrat në gojë dhe mund të helmohen nga kimikatet e pecetave të lagura.
Gjëja më e rëndëishëm është që të bëni kujdes kur mbyllni letrat e lagura, në mënyrë që të mos i ekspozohen ajrit dhe të avullojnë. Shumica e tyre përmbajnë alkool, prandaj edhe nëse thahen mos i përdorni si pastrues për fytyrë sepse shkaktojnë dëme të mëdha në lëkurë.
Pecetat e lagura mund të dëmtojnë sipërfaqen prej druri, pasi druri mund të thithë lëngun dhe të shkatërrohet. Dhe kjo është një arsye tjetër pse duhet të lexoni ato që thotë në etiketë. Ekzistojnë disa pëlhura të lagura që janë të destinuara ekskluzivisht për sipërfaqet prej druri, prandaj bëni kujdes gjatë blerjes./arbresh.info/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër