Shqetësimet e shkaktuara nga presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) përbëjnë pjesën dërrmuese të urgjencave që paraqiten në spitale për kujdes të specializuar mjekësor.
Kjo veçanërisht në radhët e të sëmurëve kronike, të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga ndërlikimet e kësaj patologjie. Sipas specilistëve duhet të kërkoni detyrimisht ndihmë mjekësore, në rast se përballeni shpesh me të tilla simptoma, siç është dhimbja e kokës, marramendja, gjakderdhja nga hundët, prania e zhurmave në vesh, lodhja e pashpjegueshme, nervozizmi dhe ankthi i shfaqur pa shkak, etj. Në këto raste duhet të bëni menjëherë matjet përkatëse, pasi vonesat në trajtim mund të sjellin ndërlikime të rënda në shëndet. Mëposhtë Living do t’ju njohë me 9 faktorët që ndikojnë në shfaqjen e hipertensionit.
STRESI: Streset e shumta që vijojnë për një kohë të caktuar, çojnë në shfaqjen e hipertensionit, si dhe në rëndimin e tij. Ndaj sa më shumë të mbani nën kontroll këto gjendje, aq më pak të rrezikuar jeni nga rritja e tensionit dhe ndërlikimeve që vijnë prej tij.
ANOMALITË E ARTERIEVE: Po ashtu, anomalitë e veçanta të arterieve ndikojnë në rritjen e rezistencës së tyre ndaj presionit (ngurtësimi, ose mungesa e elasticitetit të arterieve) dhe për rrjedhojë çojnë në gjendjen hipertensive.
YNDYRNAT E LARTA NË GJAK: Një shkak tjetër mjaft i shpeshtë është edhe niveli i lartë i yndyrave në gjak. Ky tregues vështirëson qarkullimin e gjakut, teksa ndikon edhe në dëmtimin e tyre, si rezultat i depozitimit të pllakave yndyrore në muret e arterieve.
MOSHA: Edhe mosha është një faktor risku për të zhvilluar hipertension. Me rritjen e moshës edhe rreziku për këtë sëmundje bëhet më i shpeshtë. Mjekët thonë se rezistenca periferike e arterieve rritet edhe tek moshat e vjetra. Pra, me rritjen e moshës shtohet risku për t’u prekur nga hipertensioni.
ABUZIMI ME KRIPËN: Marrja e sasive të larta të kripës gjatë ditës klasifikohet si një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit, duke shtuar në masë rrezikun për sëmundje të zemrës, e veçanërisht të hipertensionit. Bluzat e bardha thonë se sasia ditore normale e kripës që përdoret ndryshon nga 3-10 gr, por ka njerëz që përdorin sasi edhe më mëdha kripe (mbi 20 gr). Këta të fundit janë të rrezikuar në masë nga zhvillimi i hipertensionit. Sëmundja shfaqet veçanërisht tek ata persona që kanë defekte gjenetike të pompës sodike (pompa e ekuilibrit të molekulave të kripës në organizëm).
MUNGESA E AKTIVITETIT FIZIK: Jeta sedentare është një faktor tjetër që shkakton prirje për shfaqjen e hipertensionit. Studimet epidemiologjike kanë treguar se njerëzit që merren me punë fizike janë më të mbrojtur karshi kësaj sëmundjeje. Ushtrimet fizike ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut nëpërmjet rënies në peshë dhe mbajtjes së zemrës dhe enëve të gjakut në gjendje të mirë. Aktivitetet fizike mund të përfshijnë ecje të shpejtë, vrapim, apo not për 30 deri në 45 minuta në ditë.
ALKOOLI: Një tjetër faktor risku është përdorimi i alkoolit. Personat që përdorin shumë alkool janë të predispozuar për të zhvilluar hipertension. Këshillohet që të mos konsumohet më shumë se një pije në ditë për femrat dhe jo më shumë se dy pije në ditë për meshkujt.
MENOPAUZA: Një nga shkaktarët e hipertensionit është edhe menopauza. Kjo periudhë lidhet me çrregullimet në prodhimin e hormoneve, sidomos estrogjenit që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga arteriosklerozat. Kur këto hormone janë në nivele të ulëta, nis formimi i arterosklerozave e për pasojë shkaktojnë hipertensionin.
PAGJUMËSIA: Ndikimin në luhatjen e theksuar të vlerave të hipertensionit ka edhe pagjumësia. Një gjumë i parregullt ndikon mjaft në vlerat jonormale të presionit të gjakut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...