Duke njohur efektet e rrezikshme të ibubrofenit në sistemin kardiovaskular, roli i kanellës është një ezvendësim perfekt i ibubrofenit.
Kërkimet e fundit kanë treguar se kanella është efektive në reduktimin e dhimbjeve të cilat shkaktohen për shkak të periodave, por edhe në shumë dhimbje të tjera. Krahasimi i intesitetit të kanellës dhe ibubrofenit në trajtimin e dhimbjeve të dismenorrisë (dhimbjeve të forta menstruale) është bërë nga një grup kërkuesish Iranian. Ata bënë një eksperiment, duke i dhëënë një grupi vajzash 400 mg ibubrofen dhe një grupi tjetër 420 mg kanellë. U pa se si kanella kishte pothuajse të njëjtin rezultat me ibubrofenin. Gjithashtu, duke i njohur efektet e rrezikshme të ibubrofenit në sistemin kardiovaskular, roli i kanellës është një zvendësim perfekt i ibubrofenit. Sepse ajo ka një rol pozitiv, si në presionin e ulët, ashtu dhe në presionin e lartë të gjakut.
Ajo ka veti antibakteriale dhe antifungale, aq shumë sa të pengojë rritjen e baktereve dhe kërpudhave ose ata që janë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjeve të ushqimit bartës me baktere si Helicobacter pylori, i cili lëviz në heshtje në stomak duke shkaktuar vjellje dhe urth të rëndë
Në një studim të kryer në Universitetin e Kopenhagenit, pacientëve që u kishin dhënë një gjysmë lugë çaji pluhur kanelle të kombinuar me një lugë gjelle mjalti çdo ditë para mëngjesit, konstatuan një lehtësim për dhimbjen e artritit, aq sa mund të ecin, pas një jave, pa asnjë shqetësim.
Ajo mund të zvogëlojë përhapjen e qelizave të kancerit, sipas gjetjeve nga një studim i kryer në Universitetin e Teksasit, i publikuar në revistën “Nutrition and Cancer”. Një perspektivë e mirë, pra, për parandalimin e kancerit dhe sidomos për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.
Ajo është një burim i mirë i fibrave, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Duke qënë e pasur me fibra dietetike, mund të ndihmojë edhe në lehtësimin nga kapsllëku.
Për dhimbjet menstruale, kur keni nevojë, provoni të hidhni një lugë çaji kanelle në një filxhan çaj të ngrohtë bimor. Do t’ju habisin rezultatet.
Kjo erëz e mrekullueshme përmban një substancë natyrore të quajtur cinnamaldehyde, e cila, në bazë të disa studimeve, duket se rrit hormonin e progesteronit dhe ul prodhimin e testosteronit tek gratë, duke ndihmuar keshtu balancimin e hormoneve.
Sipas disa kërkimeve, aroma dhe shija e kanellës janë nxitës në përmirësimin e kujtesës. Pikërisht për këtë arsye ajo duket një zgjidhje e shkëlqyer natyrale për disa sëmundje neurodegjenerative, duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimer-it.
Kanella është një zgjidhje e shkëlqyer për dhimbjen e fytit. Në një ene zieni një filxhan ujë duke i shtuar 2 lugë mjaltë, 3 kanellë dhe pak piper. E lini për disa minuta dhe më pas e pini. Aroma djegëse në një minut do t’ju hapë të gjitha rrugët respiratore dhe vetia e saj antiseptike do të reduktojë inflamacionin e fytit.
Si bëhet çaji i kanellës për diabetin
Përdorimi i kanellës mund të jetë një ndihmë e madhe në rastin e diabetit, veçanërisht nëse konsumohet në një regjim ditor bazik, pasi ka një fuqi të madhe anti-diabetike dhe mjaft efektive në uljen e nivelit të glukozës në gjak. Ekspertët mendojnë se ajo ka karakteristika dhe funksione të ngjashme me insulinën, e cila prodhohet natyralisht nga trupi. Këto janë përfundimet e një grupi kërkuesish nga Universiteti i Kalofornisë të cilët sugjerojnë se për shkak të përmbajtjes që kanella ka me metil hidroksid , i cili ka një efekt mjaft të lartë kundër diabetit dhe ka efekt në uljen e nivelit të glukozës në gjak. Rritja e glukozës në gjak shkakton obezitet dhe shtim në peshë. Nëse një person do të humbasë në peshë ai duhet të ketë nivele të ulëta të glukozës në gjak. Nga ana tjetër kanella ka veti shumë të mira antibakteriale. Sasia e rekomanduar ditore e kanëllës është 2 lugë gjelle në ditë dhe mënyra e përdorimit është kjo:
PËRBËRËSIT:
2 lugë gjelle kanellë pluhur
1 gotë ujë
PËRGATITJA:
Përzieni mirë përbërësit dhe më pas përzierjen konsumojeni dy herë në ditë për 15 ditë nga një lugë gjelle.
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot