Numri i atyre që kërkojnë shërim jashtë vendit vazhdon të jetë i madh.
Sipas të dhënave të marra nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, numri i personave që kanë aplikuar për shërim jashtë vendit për vitin 2019 është 814, raporton arbresh.info.
Ndërsa sipas të dhënave të këtij fondi, kohëzgjatja e aprovimit të kërkesës për shërim jashtë vendit është rreth një javë.
Sa i përket kohës mesatare të pritjes, brenda Programit të Trajtimit Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike janë dy komisione që bëjnë shqyrtimin e lëndëve: Komisioni Mjekësor për Vlerësim dhe Bordi Ekzekutiv për aprovim të shumës financiare, ku shqyrtimi i lendeve bëhet brenda javës.
Nga ana tjetër bëhet e ditur se ka raste që kërkesat aprovohen, por presin në rend për shkak të mungesës financiare.
‘’Në Fond, ka raste që janë shqyrtuar, por që presin radhën që të ekzekutohet pagesa për të filluar trajtimin, sepse ecuria e programit është e varur edhe nga mjetet financiare në dispozicion të Programit’’, thuhet në raportin e lëshuar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për arbresh.info.
Ndërsa për rastet urgjente në raport thuhet se brenda ditës lëshohet një fletë garantuese me të cilën pacienti mund të trajtohet jashtë vendit menjëherë.
“Ndërsa për rastet urgjente lëshohet një Fletë-zotim (garanci) për spitalin shëndetësor ku zgjedh pala të trajtohet, dhe këtë Fletë- zotim pala e merr brenda ditës ose më së largu të nesërmen, me këtë dokument mund ta fillojë trajtimin menjëherë.”/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...