Revista mjekësore PLoS One ka publikuar një listë me ushqimet më të pasura me vlera ushqyese, që mund të cilësohen si më të shëndetshmet në botë.
Këto janë 8 ushqimet që kryesojnë listën:
Bajamet
Bajamet janë të pasura me acide yndyrore mono-të-pangopura (yndyra të mira), që mund të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular. Ato janë ndër frutat e thata më të shëndetshme, që mund t’i konsumoni në çdo kohë si ushqim i shpejtë ose të shoqëruar me ushqime të tjera.
Cherimoya
Mund të mos e keni parë apo dëgjuar asnjëherë për këtë frut, por është padyshim fruti më i shëndetshëm në botë, që nëse do t’ju jepej mundësia ta konsumonit në pranverë dhe gjatë gjithë verës. Ky frut ka një shije si të bananes dhe ananasit. Është i pasur në fibra, vitaminë C dhe kalium.
Peshku
Peshku i oqeanit dhe ai petashuq janë ndër llojet më të mira të peshqve. Nëse jeni të shqetësuar për mërkurin, këto janë një opsion i mirë sepse përmbajnë doza shumë të ulëta të tij. Peshku i oqeanit, që ka një ngjyrë si kafe e lehtë kur gatuhet, është i pasur në proteina dhe përmban shumë pak yndyra të ngopura.
Peshku petashuq është gjithashtu një burim i mirë i proteinave dhe vitaminave B.
Farat Chia
Një nga superushqimet më të pasura me lëndë ushqyese janë këto fara të zeza, shumë të vogla. Ato janë të pasura në acide yndyrore omega 3, fibra dhe shumë lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme për organizmin.
Farat e lulediellit
Ushqimi perfekt për mesvakt, farat e lulediellit nuk njihen vetëm për vetitë e tyre antiinflamatore, por janë të pasur edhe në zink, që forcon sistemin imunitar.
Pazia
Pazia është një nga perimet më të shëndetshme, e pasur me vitaminat K, A dhe C.
Dhjami i derrit
Mund të çuditeni, por studimet kanë treguar se dhjami i derrit përmban disa lëndë ushqyese që mungojnë tek ushqimet e tjera.
Rrënjët e panxharit
Shumica e njerëzve i hedhin rrënjët e panxharit, pa e ditur që ato janë ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. Ato bëjnë pjesë në të njëjtën familje me pazinë (#7 në listë) dhe janë një burim i mirë i vitaminave K, A dhe C.
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj