Mungesa e hekurit ose siç njihet në gjuhën mjekësore si sideropenia, është një nga problemet më të shpeshta shëndetësore i cili ka të bëj kryesisht me malnutricionin – kequshqyerjen, transmeton Femina.al
Malnutricioni paraqitet nga konsumimi i pamjaftueshëm i materieve të nevojshme ushqyese (në këtë rast reduktim i konsumimit të hekurit). Nëse kjo gjendje nuk trajtohet, paraqitet anemi deficite e hekurit e cila i përfshinë simptomet vijuese: lodhje, rraskapitje, marramendje, rënie e flokëve, zbehje, kokëdhimbje, thonjë të thyeshëm etj.
Me qëllim të trajtimit të anemisë deficitare të hekurit, është e nevojshme të normalizohet niveli i hekurit në gjak. Përveç preparateve të gatshme të hekurit, një rol të rëndësishëm në arritjen e nivelit normal të hekurit, luan edhe ushqimi adekuat. Andaj, mësoni se cilat ushqime janë të pasura me hekur.
Spinaqi është një nga burimet më të pasura natyrore të hekurit. Përveç hekurit, kjo bimë është e pasur edhe me vitaminë A dhe E, kalcium, fibra dhe proteina.
Është mirë që spinaqi të konsumohet i papërpunuar (i freskët), por nëse nuk mund ta duroni shijen e spinaqit duke e konsumuar vetëm atë, atëherë mund ta përdorni së bashku me ndonje ushqim tjetër, si p.sh duke e shtuar në pite, lazanjë vegjetariane, omlet, etj
Thjerrëzat janë burim i shkëlqyeshëm i hekurit, përveç kësaj, janë të pasura me fibra që do të thotë se pas konsumimit do të ndjeheni më të ngopur më gjatë kohë. Thjerrëzat ndihmojnë edhe në uljen e kolesterolit dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Mund ta përdorni në sallata të ndryshme ose ta pëgatitni si supë.
Mushkëritë e kafshëve (pulës, lopës), përveç asaj që janë të pasura me hekur, ato janë të pasura edhe me vitaminat A, D, E dhe C, folate, proteina si dhe bakër dhe zink.
Mushkëritë mund ti përfshini në menynë tuaj të përditshme si shtesë në supa të ndryshme, ti përgatitni në skarë ose ti kombinoni me bizele, bishtaja, bamje – zgjedhja është e juaj.
Megjithatë, mushkëritë nuk duhet të konsumohen shumë sepse përmbajnë sasi të lartë të kolesterolit, i cili mund të shkaktojë probleme tjera shëndetësore.
Farat e kungullit janë ideale për trupin tuaj sepse i ofrojnë mineralet e nevojshme. Përveç hekurit, ato janë të pasura me mangan, magnez, fosfor dhe zink. Farat e
kungullit e përmirësojnë imunitetin dhe falë antioksidantëve që përmbajnë, e mbrojnë organizmin edhe nga kanceri. Andaj, përfshini në dietën tuaj të përditshme.
Mishi i kuq (mish lope, viçi, qengji) është i pasur me hekur, zink, fosfor dhe vitamina B. Me qëllim të stabilizimit të nivelit të hekurit në gjak, rekomandohet që të përfshihet nga një copë mish në 3 vakte në javë. Kujdes: Nuk rekomandohet konsumim më i shpeshtë i mishit të kuq, sepse mund të ketë efekte negative mbi shëndetin dhe të promovojë shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare apo disa llojeve të kancerit.
Çokollata e zezë cilësore është e pasur me antioksidantë, polifenole, vitamina dhe minerale. Kjo e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ka veprim antikancerogjen si dhe anti-inflamatorë. Çokollata e zezë është e pasur me mangan, magnez, selen, bakër dhe hekur. Prandaj, nese keni mungesë të hekurit, konsumoni pak çokollatë të zezë 3-4 herë brenda javës. Zgjidhni çokollatë me përqindje më të lartë të kakaos (rreth 60 – 70%).
Tofu-ja e cila është e përbërë nga soja, është burim fantastik i proteinave, hekurit dhe kalciumit. Përveç kësaj, tofu-ja ka nivel të ulët të kolesterolit, kurse përmbanë vitamina B dhe K, tiamin, riboflavin, omega-3 acide yndyrore, magnez dhe selen. Falë përbërësve ushqyes, ky ushqim ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit të gjirit, diabetit dhe osteoporozës.
Edhe susami është i pasur me mjaft hekur. Përveç kësaj, është i pasur edhe me zink, bakër, vitamin E, magnez dhe fosfor. Kjo farë ndihmon në parandalimin e osteoporozës, e zvogëlon kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e enëve të gjakut. Prandaj, konsumoni susamin në dietën tuaj të përditshme si shtesë në sallata ose në menynë kryesore./Femina.al/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...