Uji me limon është një ndër burimet më të mira natyrale për shëndetin tonë.
Lehtëson dhembjen e fytit, kapsllëkun, gurët në veshka, shëron plagët kancerogjene dhe çrregullimet e zorrëve.
Për më shumë, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, zvogëlon stresin, ruan lëkurën dhe parandalon sëmundjet e mëlçisë, transmeton portali arbresh.info
I pasur me vitamin C, limoni konsiderohet një ndër frytet më të mrekullueshme për shëndetin tonë.
Më poshtë mund të gjeni disa nga të mirat që sjell uji me limon:
Dhimbja e fytit
Uji me limon siguron në lehtësimin e dhimbjeve të fytit.
Gurët në veshka
Një nga përfitimet shëndetësore të ujit me limon është parandalimi i formimit të gurëve në veshka. Pirja e ujit me limon ndihmon që gurët të dalin përmes urinës pa dhimbje.
Zvogëlon kaloritë
Uji me limon është zëvendësim i mirë për lëngjet tjera që mund të kenë sasi të lartë të sheqerit. Sidomos për diabetikët ose pë rata që duan të humbin peshë, kjo është një ndër pijet më të mira që i jep energji trupit tuaj.
Mëlçi
Konsumimi i ujit me limon mund të ndihmojë në aktivizimin e enzimave ndihëmse të tretjes që janë të pranishme në mëlçi.
Kapsllëk
Uji me limon ndihmon për kurimin e kapsllëkut, prandaj ata që vuajnë nga kapsllëku duhet të konsumojnë ujë me limon për çdo mëngjes.
Forcon sistemin imunitar
Uji me limon është një burim natyror i vitaminës C, që ndihmon në përmisimin e forcimit të sistemin imunitar. Gjithashtu ndihmon në rritjen e nivelit të energjisë në trup për shkak të pranisë së vitaminave dhe mineraleve esenciale.
Reumatizmi
Pirja e ujit me limon para ngrënies dhe para gjumi lehtëson dhimbjen reumatike.
Zvogëlon stresin
Një përfitim tjetër i madh i ujit me limon është aftësia e tij për të zvogëluar stresin dhe për të ulur tensionin e lartë të gjakut. Kjo pije përcjellë ndjenja relaksimi./Arbresh.info
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...