Google ADS

8 shenjat që ju dërgon trupi kur është i mbushur me toksina dhe baktere

07:42 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Dëgjojmë vazhdimisht të flitet për toksinat, bakteret apo mikroorganizmat e ndryshëm që jetojnë në trupin tonë, i gjejmë në ushqime apo në ambientin që na rrethon, por rrallëherë e trajtojmë seriozisht këtë temë.

Duhej të ishin pikërisht shifrat alarmante të lëshuara nga The Hearty Soul, ato që do të ndiznin shigjetën e alarmit tek shumë njerëz. E duke u ndalur tek shifrat duhet të themi që gjatë një viti, një njeri me zhvillimin fiziologjik normal është i ekspozuar ndaj 2.5 miliardë kilogramë kimikate toksike. Me kalimin e kohës, toksinat që gjenden në trupin tonë shumohen dhe fillojnë ta sulmojnë atë, ky është momenti që duhet t’i kushtoni rëndësi simptomave të tilla si shtimi në peshë, lodhja, dhimbja e kokës etj.

1.Dhimbje koke: Dehidratimi dhe stresi i përditshëm janë dy prej arsyejeve kryesore që çojnë në shfaqjen e dhimbjes së zakonshme të kokës. Por, sipas Healthy Food House nuk duhet të injorojmë edhe një tjetër faktor: mikrobet që jetojnë brenda nesh. Një trup i mbushur me toksina irriton sistemin nervor qendror duke sjellë  në këtë mënyrë dhimbjen e kokës.

2.Frymë me erë të rëndë /dhëmbë të verdhë: Së pari duhet t’ju sqarojmë që fryma e rëndë dhe dhëmbët e verdhë lidhen së pari me higjienën orale të gjithësecilit prej jush. Por, nëse tregoheni i kujdesshëm me këtë ritual përkujdesjeje dhe konsumoni ushqime të shëndetshme, duhet të ktheni vëmendjen tek toksinat që jetojnë brenda jush.

 

3.Mbajtja e tepërt e ujit: Siç e dini rreth 70% e trupit tonë përbëhet nga ujë dhe që të funksionojë ka nevojë të hidratohet. Por mbajtja e tepërt e ujit që reflektohet edhe me mungesën e urinimit, është një tjetër simptomë që tregon praninë e toksinave në trupin tuaj.

4.Pagjumësi

5.Lodhje e vazhdueshme dhe mungesë energjish

6.Fryrje barku

7.Djersitje e tepërt gjatë natës

8.Dhimbje muskujsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme