Një studim i fundit ka nxitur debat, pasi thekson se tetë orë pune në javë janë të mjaftueshme për punë produktive.
Sipas studimit të botuar në “Social Science and Medicine” theksohet se tetë orë pune në jave janë të mjaftueshme për të arritur përfitimet psikologjike të punës dhe për nga suksesi janë të barabarta me 48 orë pune në javë, transmeton portal arbresh.info
Autorët e studimit kanë theksuar se rritja e inteligjencës artificiale mund të rezultojë në mungesë të konsiderueshme të vendeve të punës me pagesë.
Sidoqoftë, në vend që të çojnë në humbje të punës, studiuesit thonë se opsioni i mundshëm është prezantimi i një jave më të shkurtër pune. Studimi përdori të dhëna nga një studim anglez që studio punën në shtëpi për rreth 80 mijë njerëz.
Ekipi studioi se si ndryshimet në numrin e orëve të punës njerëzore ndikuan në shëndetin e tyre mendor me kalimin e kohës, duke pyetur se në çfarë pike u përmirësua. Ky hulumtim ka treguar se edhe një numër i vogël i orëve të punës, midis një dhe 8 orë në javë, krijon përfitime të konsiderueshme për shëndetin mendor të njerëzve që punojnë në krahasim me qytetarët e papunë ose joaktivë.
Rezultatet zbulojnë se nuk ka një numër të vetëm optimal të orëve të punës në të cilat mirëqenia dhe shëndeti mendor janë më të larta – për shumicën e grupeve të punëtorëve ka pak ndryshim në mirëqenien mendore midis më të ultës (1-8 orë) në më të lartën (44-48h) orë pune.
Provat që kanë gjetur studiuesit ofrojnë mjaftueshëm të dhëna për planifikimin e ardhshëm të punës, politikat e shkurtimit të orarit të punës dhe japin një kontribut të rëndësishëm në organizimin e modeleve të ardhshme të punës në shoqëri./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë